“Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja” – Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt

apiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka treguar se gjatë ndeshjes me Anglinë për 120 minuta luajti me një lëndim muskulor që e kishte marr pas ndeshjes me Italinë. Por Xhaka nuk ka pranuar ta lë ekipin vet në fushë, duke luajtur gjithë ndeshjen, madje me një paraqitje shumë të mirë. Ai foli për eliminimin, pastaj për penalltinë e Manuel Akanjit dhe problemet fizike.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura tani. Nuk mendoj se mund të thuash diçka të keqe për askënd në ekip apo staf. Nuk ka rëndësi nëse është e drejtë apo e padrejtë. Të gjithë dhanë gjithçka dhe ne mund të jemi krenarë. Ne nuk patëm fatin në anën tonë në penallti”.

“Akanji? Dikush duhet të bëjë gjuajtjen e penalltive. Unë vetë kam qenë në këtë pozicion. Kjo vetëm e bën më të fortë. Kokën lart! Jam krenar me atë djalë”.

“Problemet fizike? Tani mund ta them: të hënën u diagnostifikova me një fibër muskulore të çarë në aduktorët e mi. Por unë doja të isha aty për ekipin dhe të shtrëngoja dhëmbët. Nuk mund të godisja topa të gjatë ose të gjuaja në portë gjatë lojës. Ndryshe shkoi mirë”, deklaroi Xhaka. Mesfushori shqiptar ishte prej lojtarëve më të mirë në Euro 2024, duke u shpallur dy herë ‘Lojtar i ndeshjes’./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu