BDI: Taravari e la Komunën e Gostivarit me mbi 15 milionë euro borxh

Valbon Limani u zgjodh ushtrues detyre kryetar i Komunës së Gostivarit. Deri tani, ai ka qenë kryetar i këshillit komunal. Limani tha se do të vazhdojë projektet që janë filluar dhe premtuar.

“Prioritet mbeten të njëjtat deri në fund të mandatit. Kanë ngelur edhe një vjet e tre muaj, unë zotohem se në këtë kohë që ka mbetur të realizojmë një përqindje të madhe të premtimeve që ju kemi dhënë qytetarëve të Gostivarit dhe të gjithë premtimet e dhëna të realizohen”, tha Valbon Limani, u.d kryetar i Komunës Gostivarit.

Ndaj kësaj reaguan këshilltarët e BDI-së. Ata thonë se Taravari ka ikur nga komuna dhe e ka lënë komunën me një borxh prej mbi 15 milionë euro.

Më e rëndësishmja nga të gjithë, komuna mbetet e zhytur në borxhin më të madh në historinë e ekzistencës së sajë që kaplon shifrën mbi 15 milionë euro, por që realisht mund të jetë edhe më e madhe”, pohoi Vjollca Baftiu Zylbehari – këshilltare e BDI-së.

Ndryshe Valbon Limani pritet të jetë kandidat për kryetar komune në Gostivar me mandat të plot në zgjedhjet e ardhshme komunale. Ai tha se për këtë është herët të bisedohet por nuk e mohoi një gjë të tillë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu