Borrell sërish i ashpër me Orban: S’ke mandat për t’i shtyrë përpara marrëdhëniet me Organizatën e Shteteve Turkfolëse

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Josep Borrell, pasi mori pjesë të shtunën në një takim të Organizatës së Vendeve Turkfolëse (OTS) në Azerbajxhan.

Ditë më parë, Brukseli, vendet e BE-së, Shtetet e Bashkuara dhe Kievi e kritikuan Orbanin, pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten.

Orbani e takoi Putinin në një kohë kur Hungaria mban kryesimin me rotacion gjashtëmujor të presidencës së Këshillit të BE-së.

Zyrtarët e BE-së e kritikuan ashpër vizitën e tij befasuese, duke thënë se ajo kërcënon ta minojë qëndrimin e BE-së për luftën në Ukrainë dhe thanë se Orbani nuk shkoi atje si përfaqësues i Brukselit.

Pjesëmarrja e Orbanit në samitin joformal të OTS-së në Azerbajxhan të shtunën ishte një ngjarje tjetër ku ai e përfaqësoi Hungarinë dhe jo Bashkimin Evropian, tha Borrell.

“Hungaria nuk ka marrë mandat nga Këshilli i BE-së për t’i shtyrë përpara marrëdhëniet me Organizatën e Shteteve Turkfolëse”, tha Borrell në një komunikatë.

Orbani është fjalosur me Brukselin për vizitat e tij kundërthënëse.

“A nuk lejohemi të kemi darkë, apo kemi nevojë për një mandat të EUCO [Këshillit të BE-së] edhe këtë këtë?” shkroi drejtori i tij politik në X, pas vizitës në Moskë.

BE-ja i ka kundërshtuar përpjekjet e OTS-së për ta legjitimuar Republikën Turke të Qipros Veriore duke e pranuar si anëtare vëzhguese, tha Borrell.

Ishulli i Qipros i ndarë tash e shumë dekada mes Republikës së Qipros grekfolëse, e njohur ndërkombëtarisht, e cila është edhe anëtare e BE-së, dhe Republikës Turke të Qipros Veriore turkfolëse, e njohur vetëm nga Ankaraja.

OTS-ja është organizatë ndërkombëtare që sjell së bashku vendet ku flitet turqishtja. Ajo u themelua më 2009 nga Turqia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Kirgistani.

Hungaria u bë anëtare vëzhguese e saj në vitin 2018.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Armend Muja, qite kryet…” – Lirim Memetaj publikon dokumentin që dëshmon se gjatë qeverisjes së Kurtit është dhënë licenca për kompaninë EFT të Vuk...

Armend Muja, qite kryet – patriotizmi i fjalëve dhe licencat e heshtura të VV-së Veç një pyetje të thjeshtë, por thelbësore, e kemi për Vetëvendosjen,...

44% e shqiptarëve duan të emigrojnë në vitin 2025, niveli më i lartë në Ballkan

Në 2025 Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit. Plot...

Reformë apo vazhdimësi në BDI? A do të ketë guxim Ahmeti të shkëputet nga figurat e vjetra?

A do të ketë guxim Ali Ahmeti ta reformojë realisht BDI-në, duke u ndarë nga figurat e konsumuara dhe duke hapur rrugë për kuadro...

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu