Ndërrohet ministri e drejtori i Onkologjisë por problemi me terapitë për të sëmurët me kancer nuk ka zgjidhje!

Ndërrohet Qeveria, ministri i Shëndetësisë, drejtori i Fondit shëndetësor, madje edhe drejtori Klinikës së Onkologjisë, por akoma nuk zgjidhet problemi me terapitë për të sëmurët me kancer. Pacientët, të cilët trajtohen në Klinikën e Onkologjisë nuk ua panë “hajrin” ende asnjërit prej tyre deri sa vuajnë për jetë a vdekje në luftën kundër sëmundjes së shekullit. Para dyerve të klinikës ku pacientët presin për të marr ilaçin e shpëtimit, që të tre u prononcuan para mediave se ka telashe, por asnjëri nuk dha afat se kur do të gjendet zgjidhje afatgjate për mijëra pacientë.

“Ai është problem i madh, ne jemi nga fundi me parapërgatitjet, kur dhe kujt duhet ti jepet terapia. Të jemi të sinqertë në disa raste duhet të shikohet në mënyrë racionale, nuk besoj se kolegët këtu japin terapi atje ku nuk duhet, po iu jepen pacientëve më në nevojë. Kur të kemi qëndrime të qarta ku do të dihet saktë kujt dhe kur duhet të jepet terapia, do të jetë shumë më e qartë. Shpresoj që për 1-2 muaj të sjellim një kornizë zyrtare për të gjitha terapitë që përdorën edhe në këtë klinikë”, tha Arben Taravari, Ministër i shëndetësisë.

“Kishte problem me njërin nga ilaçet, po punojmë të zgjidhim problemin dhe shpresoj që në një afat sa më të shpejtë do ta kemi edhe barin e munguar në klinikë. Terapia biologjike edhe më tej funksionon nga mjekët tanë onkologë, të cilët në mënyrë konzoliare vendosin për terapinë dhe mendoj se për të gjithë pacientët që ka indicie do ta marrin atë terapi biologjike”, u shpreh Igor Stojkovski, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

“Tani më kemi dy ditë që jemi në komunikim me udhëheqësin e klinikës për buxhetin dhe mungesën e të gjitha barërave. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që politikat shëndetësore dhe financimi të ecin së bashku. Posa të bëhet rebalanci i buxhetit do të përpiqemi të sigurojmë mjetet për terapitë në Onkologji, Hematologji dhe nëpër institucionet tjera shëndetësore ku ka mungesë të buxhetit”, theksoi Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit shëndetësor.

Kujtojmë që dy vite më parë, nga TV Alsat u zbulua skandali me manipulimin e terapive të shtrenjta biologjike, ku dyshohet se ish-udhëheqësit dhe disa prej personelit mjekësor kanë keqpërdorur ilaçet dhe janë shitur privatisht, duke u privuar të drejtën e mjekimit pacientëve me kancer, që ishin pagues të sigurimit shëndetësor shtetëror. Një vit më pas edhe Prokuroria publike ngriti procedurë para hetimore për këto dyshime dhe dy ish-drejtorët janë përjashtuar dhe suspenduar nga puna dhe janë në hetim. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nipi i Adem Jasharit me hat-trick kthen Drenicën në Superligë

Drenica rikthehet në Superligë pas disa vitesh. Dhe hettriku i Igball Jasharit, ishte i mjaftueshëm për ta përmbyshur misionin e “Kuqezinjve”, të cilët fituan 3-1...

Taravari e hetoi ‘tërmetin’ që do të ndodhë! Ali Ahmeti nga Struga porosit VLEN-in: Ikni, se do të mbeteni brenda në tunel

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka mbajtur takim me qytetarët e Strugës, transmeton TV21. Ahmeti theksoi se çështjet madhore kërkojnë zgjidhje. Tutje foli...

Lufta Indi-Pakistan, Donald Trump jep lajmin e rëndësishëm: Me ndërmjetësim të SHBA u arrit dakordësi për armëpushim të plotë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar arritjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë. Ky lajm është bërë publik në llogarinë...

Dodik thotë se do të kërkojë nga Rusia “mbështetje për sigurinë”

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi,...

SHBA dhe Kina, bisedime sekrete për tarifat

Ka sinjale pozitive që luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i vijë fundi. Në Gjenevë të Zvicrës Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu