Vazhdon tollovia me autobusët privat të transportit publik

Rrëmujë dhe pritje të gjata të qytetarëve në linjat në të cilat nuk qarkullojnë pjesa më e madhe e autobusëve privatë të transportit publik. Qytetarët e Shkupit edhe sot u përballën me linjë të reduktuara të linjave private ndërsa ato ëë e pësojnë thonë se janë vetë qytetaret të cilët presin me orë të tëra. Nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik edhe sot nuk e panë të arsyeshme të përgjigjen në pyetjen se kur do të zgjidhet ky problem.

Kaosi dhe shtyrjet për një vend në autobus filluan pas orës 10 të mëngjesit, kur shoferët parkuan autobusët. Qytetarët fajësojnë institucionet që nuk gjejnë zgjidhje të problemit, nga i cili po pësojnë ata.

“Nuk është mirë, dhe mundem me komoditet të ankohem e sidomos të linjës 23 ëë kanë orar të tmerrshëm dhe që shumë shpejt nuk vinë, pra NQP.. do të doja t’i paguajnë sepse janë njerëz edhe ato punojnë por ne varemi nga ata”, u shpreh një qytetare.

“A duhet të hanë bukë edhe ata apo jo! A vetëm të qytetit të vozisin! Ato që janë privat duhet të paguhen sepse është e njëjtë a janë privat apo shtetëror, duhet të ushqehen të paguajnë fatura, je i sëmurë të blesh barna, unë i përkrah”, tha një qytetare tjetër.

“Problemet dhe barrën e kemi ne, me orë presim dhe keqtrajtohemi por kjo është. A i përkrahni këto privat? Po, absolutisht po. Çdokush punon që të merr pagën që të jetojnë e që është normale, pjesën tjetër le ta zgjidhin”, theksoi një qyetare. Reduktimi i linjave filloi prej ditësh në shenjë revolte për shkak të mospagesës së borxhit për shpenzimet e transportuesve privatë. Shoferët kanë paralajmëruar protestë nëse nuk merren masa nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, pasi nuk kanë para për shpenzimet për karburant. Sipas tyre borxhi ëë nga janari ka arritur në rreth 2 milionë euro. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqipëria i bashkohet BE në 2029”, raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder:Vendi ka bërë progres

Ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit në vitin 2029 ka marrë konfirmim edhe nga raportuesi i vendit tonë në Parlamentin Europian...

Angazhohej kundër Kosovës, ish-sekretarit të KiE-së i zbulohen mesazhet me Epsteinin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi edhe...

Audia luksoze e Merkos, që kushtoi 67 mijë euro, tani Komuna e Strugës e shet si veturë të vjetër për 10 mijë euro

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu