Kroos “kërcënon” Spanjën: Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit në Euro 2024

U kthye në kombëtare dhe nuk ka ndërmend të largohet. Të paktën jo derisa të mbyllet Euro 2024, që do të jetë turneu i fundit në karrierën e madhe të legjendës gjerman, Toni Kroos, i cili në konferencën për shtyp, përpara sfidës çerekfinale ndaj Spanjës ka zbuluar edhe “objektivin” e tij personal.

“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit që do të luaj. Kështu, që mendoj se do të shihemi sërish”,- “kërcënoi” mesfushori kundërshtarët.

Kroos u kthye te Gjermania pasi në vitin 2021 njoftoi tërheqjen, teksa pas triumfit me “Galaktikët” e Real Madrid në LaLiga dhe UEFA Champions League vendosi që me Euro 2024 do t’i japë fund edhe karrierës së tij si futbollist e për këtë arsye, mesfushori kërkon një finale triumfuese për veten dhe skuadrën e tij.

“Objektivi personal dhe kolektiv i ekipit është që të fitojmë trofeun. Kemi një dëshirë të madhe për të vazhduar përpara dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”,- u shpreh më tej “arkitekti” i mesfushës, duke zbuluar qëllimet e tij, për këtë Kampionat Evropian të futbollit.

Ndryshe nga parashikimet, pas katër sfidave në Euro 2024, Gjermania ka rritur ndjeshëm kuotat e saj në garën për titullin kampion, gjithsesi, organizatorët e turneut duhet ta konfirmojnë veten në sfidën kundër Spanjës, e cila nga të gjithë konsiderohet si një finale e parakohshme e Kampionatit Evropian. /i.m /abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu