Grubi do të ligjërojë gazetari, Osmani kthehet në profesionin e mjekut, ndërsa Gërkovska në MPB

Ish-ministrat në Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit, Bujar Osmani, Artan Grubi, Sllavica Gërkovska, Risto Penov, Azir Aliu dhe Kaja Shukova nuk do të kërkojnë apanazh dhe do të kthehen në vendet e mëparshme të punës

Bojan Mariçiq dhe Jeton Shaqiri tashmë kanë dorëzuar kërkesa për apanazh, ndërsa ministra të tjerë nga kabineti i ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski tashmë janë deputetë ose kanë dalë në pension.

Ish-ministrat Fatmir Besimi, Krenar Lloga dhe Kreshnik Bekteshi ende nuk janë deklaruar nëse do të kërkojnë apanazh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grubi do t’i rikthehet profesionit të tij të vjetër në Universitetin e Tetovës si profesor i gazetarisë, ndërsa bashkëpartiaku i tij Bujar Osmani, do të kthehet në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive.

Gërkovska kthehet në postin e saj në MPB, Shukova mbetet e punësuar në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, ndërsa Penov dhe Aliu në biznes privat.

Për rreth 40 ish-zyrtarë deri më tani janë miratuar apanazhe, prej të cilëve 36 ish-deputetë. Kjo do të thotë se këta zyrtarë në 12 muajt e ardhshëm do të marrin të njëjtën pagë që kanë marrë si ministra, deputetë, drejtorë të ndërmarrjeve publike, ndërsa kjo pagë është nga 1500 deri në 2000 euro në muaj.

Pothuajse të gjithë ish-ministrat e LSDM-së, Oliver Spasovski, Bllagoj Boçvarski, Jovanka Trençevska, Ljupço Nikollovski, Fatmir Bytyqi, Sllavjanka Petrovska dhe ish-drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska, së bashku me Kovaçevskin janë bërë deputetë në përbërjen e re parlamentare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu: Irani i gatshëm të përdorë armët bërthamore për të shkatërruar Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar një rrezik të madh nga Irani, duke theksuar se ky i fundit mund të ketë armë bërthamore...

Deputeti gjerman: Nuk mund të ketë standarde të dyfishta – të drejtat për serbët në Kosovë, edhe për shqiptarët në Serbi

Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut dhe kërkon mbrojtje të pakicave, kushte të qarta...

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në Ukrainë, sipas raportimeve të...

Del fotografia / Tragjedi familjare në Maqedoni – Vret nipin dhe djalin e vogël, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prilepit, ku gjatë një feste familjare ndodhi një vrasje makabre. Sipas informacioneve të para jozyrtare, një...

Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar, urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu