Skandal në Maqedoni! Drejtoresha e Konviktit të Studentëve disa herë qëndroi jashtë shtetit, por u evidentua se është në punë dhe se shfrytëzon veturën zyrtare

Skandal pas skandali, kështu mund të vlerësohet veprimi i E.S., drejtoreshës së Konviktit të Studentëve në Manastir të Maqedonisë së Veriut. Ajo, në rolin e drejtoreshës ka arritur pasuri të paligjshme, ndërkaq të njëjtën ka mundësuar që ta arrijë edhe bashkëshorti i saj, dikur sekretar në Konvikt, por tani në pension.

Prandaj, Sektori i Punëve të Brendshme, më 2 korrik 2024 deri te Prokuroria Publike Themelore ka parashtruar kallëzim penal kundër E.S.(57) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer katër vepra penale – “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, “punë e padenjë”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shrytëzim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë”.

“E denoncuara në rolin e personit përgjegjës -drejtor i Konviktit të Studentëve në Manastir ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar dhe ka kryer punë të padenjë në institucion, ku në shumë raste bashkë me ish sekretarin e Konviktit, e kanë lëshuar shtetin me veturë private, kurse në raportet për shfrytëzim të veturës zyrtare është evidentuar se është në punë apo në udhëtim zyrtar në shtet, ku ka realizuar disa udhëtime zyrtare jashtë vendit me veturën zyrtare bashkë me persona të cilët nuk kanë qenë të punësuar në Konvikt pa vendim të Bordit Udhëheqës për aprovim të të njëjtave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më tej, bëhet e ditur se ka bërë që financiarisht të përfitojë edhe bashkëshorti i saj, duke ia paguar ditët e pushimit, ndërkaq i njëjti nuk ka qenë në punë vazhdimisht.

“E denoncuara, gjithashtu, ish sekretarit me vetëdija dhe me qëllim nuk ia ka aprovuar kërkesën për pushim, me arsyetimin për nevojën e domosdoshme të pranisë së tij për kryerjen e obligimeve të punës si sekretar i Konviktit, duke sjell Vendim për pagesë të kompensimit për ditët e pashfrytëzuara nga pushimi apo gjithsej 51 ditë pune në vlerë prej 103.989 denarë, edhe pse sekretari gjatë asaj periudhe nuk ka qenë vazhdimisht prezent në punë, por shpesh ka munguar dhe jashtë shtetit gjatë kohës së punës bashkë me të denoncuarën”, thuhet më tej në njoftim.

Bëhet e ditur se krahas kësaj, e denoncuara në katër raste, më 20.07.2022, 15.09.2022, 05.10.2022 dhe prej 20.10.2022 deri 22.10.2022 edhe pse e ka ditur se sekretari është në pension, i ka paguar honorare për udhëtime zyrtare dhe ia ka lejuar që ta shfrytëzojë parapagesën për celularin prej korrik 2022 deri tetor 2023. Ajo gjithashtu pagesa shtesë ka realizuar edhe ndaj një kompanie për shërbime të kontabilitetit, në vlerë prej 180 mijë denarë, ndërkaq me të njëjtën kompani ajo veçmë kishte shkëputur kontratën.

Ka blerë edhe kompjuterë me buxhet të Konviktit, por të njëjtat asnjëherë nuk janë sjellë në institucion. Ndërkaq në MASh ka dërguar edhe lista të pavërteta të studentëve, të cilët aspak nuk kanë qenë të strehuar në Konvikt me çka ka dëmtuar buxhetin e MASh për 202.500 denarë./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aksident dramatik shndërrohet në shpërthim fishekzjarrësh në rrugë

Një ngjarje dramatike dhe njëkohësisht surrealiste ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrugët kryesore të Kinëz, ku një kamion i ngarkuar me...

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e Prokurorisë, përcaktohet paraburgim efektiv prej 30 ditësh dy ish drejtorët e Onkologjisë

Gjykata e Apelit Shkup i pranoi ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për masat arrest shtëpiak dhe u përcaktoi masën paraburgim efektiv në kohëzgjatje...

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin

Sipas raportimit nga agjencitë e ndryshme sizmike, tërmeti ka goditur pranë Teheranit, në pjesën veri-qendrore të Republikës Islamike Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2...

“Khamenei, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” – Deklarata e Bin Salman që nënshkroi fatin e një rajoni

Në nëntor të vitit 2017, zhurmë e madhe mediatike përshkroi gjithë botën, pas një deklarate që Princi saudit i Kurorës, Mohammed Bin Salman, kishte...

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i G7 në Kanada, Presidenti Donald...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu