Kurti lamtumirë Kadaresë: Të qetësohemi dhe shqetësohemi ne me veprën tënde

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë një dedikim tjetër me rastin e dhënies së lamtumirës së shkrimtarit, Ismail Kadare. Ai shkruan se Kadare ishte i të gjithëve ndaj të gjithë e nderojnë sot.

”U ndamë prej trupit të tij që e mori arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar. Kumbues, zhbirues dhe bashkues është shpirti krijues i Kadaresë. Rend i gjatë: në një rresht njerëz nga të gjitha trevat dhe shtresat. Ishte i të gjithëve, andaj të gjithë e nderojnë sot.

As gjysmën e librave të historisë s’besoj se do t’i kisha lexuar sikur të mos ishin romanet e Kadaresë. Letërsi që të cyt kah historia për t’iu rikthyer mandej atyre romaneve. Domosdoshmëria dhe pamjaftueshmëria e historisë, njëkohësisht. Bukuria që ta shuan imagjinatën dhe inteligjenca që ta nxit kureshtjen, po ashtu njëkohësisht. Ndërkohë, fiton kulturë.

Brezi im është rritur me Ismail Kadarenë. Me të mësuar shkrim-lexim: Princesha Argjiro. Në fillore: Kështjella. Në gjimnaz: Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Më pas: çdo roman i tij që na binte në dorë. Tash: gjithçka që ka shkruar e botuar. Jeta e tij është e përjetshme (për ne) sepse veprat e tij janë të pashtershme (edhe për ata pas nesh). Pusho i qetë shkrimtari ynë i madh. Le të qetësohemi dhe shqetësohemi ne me veprën tënde”./klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu