ASH-krahu i Selës: Urime Taravari, pasi i uli shqiptarët në Balancues, tash kaloi në veprim “Makedonija povtorna tvoja”

Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës tha se spastrimi etnik i shqiptarëve që ka filluar me me uljen e shqiptarëve në Balancues, tani po vazhdon në sektorin e shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Taravarit ku edhe e uruan këtë të fundit, përcjell TV21. ASH-krahu i Selës i bëri thirrje VLEN-it, që siç thanë, ta ndalojnë servilizmin me pasoja të rënda për shqiptarët.

“Urime Arben Taravarit, pasi i uli shqiptarët në Balanser, tash kaloj në veprim. “Makedonija povtorna tvoja”. Spastrimi etnik i shqiptarëve në institucione që filloi me uljen e përqindjes në Balanser, vazhdon me sektorin e shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Taravari. Sot fakteqësisht u njoftua se drejtori i Klinikës për Toksikologji, i emëruar nga vetë Taravari, ka larguar nga puna 18 shqiptarë. Ndërkohë të punësuar të shumtë në klinikat e tjera, alarmojnë se kanë marrë paralajmërime që shumë shpejtë mund të kenë fatin e njëjtë.
I bëjmë thirje Taravarit dhe koalicionit vLEN që të ndalojnë këtë servilizëm tanimë me pasoja të rënda për shqiptarët. I pyesim publikisht a është ky veprimi që me aq pompozitet e paralajmëruan dhe ndryshimi që ua premtuan shqiptarëve gjatë fushatës. Me këtë ndryshim vërtetë po zbatoni politikat e Mickoskit “Makedonija povtorno tvoja”, thuhet në komunikatën e ASH-krahu i Selës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

Katari dënon “sulmin tinëzar” të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha

Autoritetet e Katarit bënë të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë shtetëror për incidentin Katari ka dënuar ashpër atë që...

VLEN -Shkup gati të prezantojë transferin e madh nga Aleanca e Taravarit

Burime të besueshme për in7.tv bëjnë të ditur se ditët në vijim pritet një “transfer” i bujshëm politik drejt koalicionit VLEN. Sipas informacioneve nga...

Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që...

Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe

Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu