BE në vijë me Llogën, kundër Qeverisë për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor

Bashkimi Evropian është kundër paralajmërimit të Qeverisë për shpërndarjen e tërësishme të Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve. Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir në konferencën për zbatimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues nga ana e Këshillit Gjyqësor, porositi qeverinë se shpërndarja, do të nënkuptonte përzierje e pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor. Ambasadori rekomandon që të mos ndërmerren hapa të tillë pasi që nuk janë dëshmuar si efektive.

“Përforcimi i sundimit të ligjit nuk duhet që të ndërmerret në mënyrë që do t’i shkelë parimet e ndarjes së pushteteve. Për shembull, shkarkimi i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, thënë hapur, do të paraqiste përzierje në pavarësinë e gjyqësorit dhe me këtë edhe shqetësim serioz”, tha David Geer, ambasadori i BE-së në Shkup.

Kundër idesë së shpërndarjes është edhe vetë Këshilli Gjyqësor. Kryetarja Vesna Dameva, thotë se megjithatë, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive.

“Si jurist, para se gjithash nuk e mbështes tezën për përgjegjësi kolektive. Megjithatë, qëndrimi im personal është që të duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe ajo përgjegjësi individuale të detektohet saktë, dhe sanksionohet. Këtë e kam thënë disa herë, dhe e përsëris, çdo përgjegjësi ka emër dhe mbiemër, le të detektohet dhe çdokush të bartë sanksion individual, nëse diçka ka bërë të paligjshme, e ka rrënuar reputacionin apo integritetin e Këshillit Gjyqësor, ka miratuar vendim në bazë të emocioneve të ndryshme dhe ngjashëm”, u shpreh Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Nga Shoqata e Gjyqtarëve, porosisin Qeverinë që para se të bëhen reforma të tilla, duhet të konsultohen përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor.

“Apeloj që çdokush të mbahet në kompetencat e veta. Është e saktë se pushteti ekzekutiv ka kompetencë që të propozojë dhe përgatisë reforma jo vetëm në sistemin gjyqësor, por edhe në arsim dhe shëndetësi, megjithatë jo pa u konsultuar me pushtetin gjyqësor”, tha Ivan Xholev, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski, në disa dalje, por edhe në programin qeveritar, premton se duhet të shpërndahet Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve pasi kanë humbur besueshmërinë te qytetarët. Në program, shkruan se Qeveria do të iniciojë edhe ndryshime të Kushtetutës në pjesën e rregullimit të përbërjes së këshillave, gjatë së cilës do të kërkohet që anëtarët të zgjedhën nga radhët e gjykatësve dhe prokurorëve.

Kjo ide, ka hasur edhe në kundërshtimin e ekspertëve, të cilët gjithashtu kërkojnë të mos ketë ndërhyrje të ekzekutivit në gjyqësor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mirë me VLEN-in, mirë me Taravarin? Mickoski në përpjekje për ta ruajtur kabinetin aktual

Mbrëmjen e së martës kryeministri Mickoski dhe liderët e VLEN-it u takuan në Qeveri. Të pranishëm ishin kreu i LD-së Izet Mexhiti, Kreu i Lëvizjes...

Biden akuzon Trumpin se po i bën qejfin Rusisë: Evropa do të humbasë besimin te SHBA-ja

Ish-Presidenti Joe Biden akuzoi Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij ndaj Rusisë dhe shprehu frikën se Evropa mund të “humbë besimin në besueshmërinë...

Momente paniku, senatorja amerikane bie pa ndjenja gjatë konferencës, mjeku ‘hero’ ndërhyn menjëherë

Një mjek ndërhyri menjëherë gjatë fjalimit të Ileana Garcias, një senatore amerikane, kur papritmas ajo filloi të ndihej keq dhe ishte gati të rrëzohej. E...

BE-ja i bën thirrje Izraelit ta heqë bllokadën humanitare në Gaza, kundërshton planin e ri të ndihmave

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian i kanë ripërsëritur thirrjet për largim të menjëhershëm të bllokadës humanitare në Rripin e Gazës, si dhe kanë...

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë. Pjesa e Maqedonisë e gazsjellësit është 68 kilometra e gjatë dhe duhet të lidhet me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu