Lidhshmëria e Bozhinovskës me botën serbe, Bajrami me porosi për Arben Fetain: Vepro kundër oligarkëve serb, siç edhe ke premtuar

Pas lajmit të indeks.mk të përkthyer nga faktor.bg për lidhshmërinë e ministres Bozhinovska me kompanitë energjetike në Bullgari që janë në pronësi të biznesmenit serb, ka reaguar ish ministri i Administratës, Naim Bajrami.

Duke shpërndarē lajmin e indeks.mk, Bajrami ka ftuar zëvendës kryeministrin për Qeverisje të mirë, Arben Fetai, të kontrollojë vërtetësinë e informacioneve të plasuara nga mediat bullgare dhe të marrë masa.

Thotë se Arben Fetai e ka rastin të veprojë kundër oligarkëve serbo-rus, siç edhe premtoi para qytetarëve.

Reagimi i plotë:

I bëj thirje publike zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai, që ta hetojë vërtetësinë e këtij lajmi dhe biografinë e koleges së tij e cila do të udhëheq me një resor që i bie të ketë konflikt interesi. Paramendoni nji ministre e energjetikës që është e lidhur me disa kompani të energjetikës, një prej të cilave edhe objekt hetimi për keqpërdorim në vendin tonë.

“Sanja Bozhinovska është e lidhur edhe me “RUDNAP DOOEL” Shkup, ku ka qenë menaxhere. Kjo kompani nuk ekziston më sepse më 6 dhjetor 2017 ishte objekt i një hetimi nga Policia Financiare e Maqedonisë së Veriut. Dyshimet ishin se ka dëmtuar kompaninë shtetërore energjetike MEPSO me 700 mijë euro”.

Ish bashkëpartiaku im i cili gojën e kishte plot me retorikë kundër oligarkëve sërb e rus në RMV, sot e ka mundësinë që të tregojë a ka guxim ti del në ballë VMRO-së, koleges me shtetësi bullgare dhe me biznese sërbe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Siria njeh Republikën e Kosovës, konfirmon Presidentja Osmani 🇽🇰🇸🇾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot nga Riadi se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. “Sot në Riad...

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu