Franca në çerekfinale, Belgjika përshëndetet me EURO 2024

Franca është çerekfinalistja e radhës në Euro 2024. Në ndeshjen më të fortë të një të tetës së finales, Franca të hënën pasdite e mposhti 1:0 Belgjikën. Ndeshja me ritëm të lartë, e zhvilluar në Duesseldorf, u vendos nga një autogol. Në minutën e 85-të francezët realizuan një aksion të gjatë. N’Golo Kante pasoi bukur në zonë për rezervistin Randal Kolo Muani. Ai gjuajti, ndërsa topin rrugës për në portë e devijoi mbrojtësi i qendrës, Jan Vertonghen.

Në pjesën e dytë u luajt futbolli thuajse më i mirë në pjesën e deritashme të Evropianit në Gjermani. Raste kishte në të dy anët, madje shumë të mira. Pak para golit të Francës, Kevin De Bruyne i Belgjikës gjuajti bukur, por portieri i Francës, Mike Maignan bëri pritje vendimtare. Franca llogaritet prej favoriteve për ta fituar Evropianin, por në fazën grupore nuk ka bindur me paraqitje. Edhe Belgjika është llogaritur në mesin e pretendenteve, por ka dëshpëruar me paraqitje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu