Bajrami: Arben Fetai të hetojë lidhjet e ministres Bozhinovska me kompanitë bullgare e serbe

Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët pjesë e Frontit Europian nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai që të hetojë biografinë e ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, përcjell TV21. Bajrami shkruan se ministrja Bozhinovska është e lidhur me disa kompani të energjetikës.

“I bëj thirrje publike zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai, që ta hetojë vërtetësinë e këtij lajmi dhe biografinë e koleges së tij e cila do të udhëheq me një resor që i bie të ketë konflikt interesi. Paramendoni nji ministre e energjetikës që është e lidhur me disa kompani të energjetikës, një prej të cilave edhe objekt hetimi për keqpërdorim në vendin tonë.

“Sanja Bozhinovska është e lidhur edhe me “RUDNAP DOOEL” Shkup, ku ka qenë menaxhere. Kjo kompani nuk ekziston më sepse më 6 dhjetor 2017 ishte objekt i një hetimi nga Policia Financiare e Maqedonisë së Veriut. Dyshimet ishin se ka dëmtuar kompaninë shtetërore energjetike MEPSO me 700 mijë euro”.

Ish bashkëpartiaku im i cili gojën e kishte plot me retorikë kundër oligarkëve sërb e rus në RMV, sot e ka mundësinë që të tregojë a ka guxim ti del në ballë VMRO-së, koleges me shtetësi bullgare dhe me biznese sërbe”, ka shkruar Naim Bajrami ng Fronti Europina.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

Zeqiri: Marshi i Vlenit në Tetovë, pa flamuj, ishte dorëzim para Mickoskit

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij marrshimin e sotëm të Bilall Kasamit me liderët e VLEN-it...

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu