Qeveria pret “propozim tjetër francez”, Mickoski: Të respektohen të drejtat e maqedonasve në Bullgari

“Nuk do të rinegociohet Marrëveshja e Prespës. Nuk do të ketë negociata të reja për rrugën drejt BE-së. Kjo është shumë e qartë”, deklaroi Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.

Kryeministri Hristijan Mickoski pjesërisht pajtohet me qëndrimin e ambasadores Ageler. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës është realitet në rendin kushtetues të Maqedonisë. Megjithatë, nga ana tjetër, që të vendosen bullgarët në Kushtetutë, gjë që paraqet kusht për vazhdimin e rrugës eurointegruese, pushteti kërkon një propozim të ri, siç thotë Mickoski, me kërkesat e popullit maqedonas.

“Nëse mundej të rinegociohej Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe të shtohet i ashtuquajturi propozim francez, nuk po shoh arsye se pse të mos shtohet edhe një propozim francez”, tha Mickoski. Mickoski kërkon që të mos ketë standarde të dyfishta, përkatësisht të ngrihet çështja për maqedonasit në Bullgari. Ai me thirrje deri te presidenti bullgar, Rumen Radev.

“Askush nuk është kundër komunitetit bullgar. Ne i respektojmë ata disa qindra qytetarë tanë që deklarohen si bullgarë. Por kërkojmë nga presidenti i Bullgarisë që t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve, të komunitetit maqedonas në Bullgari”, deklaroi Mickoski.

Disa herë paraprakisht zyrtarë bullgarë thanë se kushtetuta e tyre është civile dhe në të nuk përbëhen komunitete. Së fundmi, kur Mickoski kërkoi ndryshim të kornizës negociuese, nga diplomacia bullgare njoftuan se nuk pajtohen me ndryshimin e kushteve të dakorduara. Po ashtu edhe zyrtarë të BE-së theksuan se nuk duhet pritur ndryshim të kushteve negociuese. Më i drejtpërdrejt ishte euro komisari për zgjerim Oliver Varheji sipas të cilit kriteret janë shumë të qarta.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN: Një Zë për fitoren e 2 nëntorit!

Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një...

Shaholli: Vota për komitët, janë vota për nënshtrim!

Çdo votë nga vredistët dhe jo vetëm në ditën e votimit, të kryqëzuar për komitët është votë për nënshtrim dhe vasalitet, denigrim dhe...

Kur liderët e VLEN-it e braktisën, shokët i dalën në krah, Ahmeti: Haqim Ramadani mbetet njeriu që ruan dinjitetin për Bervenicën!

Kur të gjithë e braktisën, nga lideri i LD-së Izet Mexhiti e deri te ai i Tetovës Bilall Kasami, populli po reshtohet pas tij....

Strugë- VMRO do të marrë 60% të pozitave në komunë, në proporcion me votat e dhëna!

Sipas burimeve të brendshme brenda koalicionit VLEN, në rast të fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë, VMRO-DPMNE do të marrë...

Xhevdet Jashari i reagon ashpër Adnan Azizit: “Me ndihmën e Mickovskit do ta ktheni Gostivarin?! Hajde ta shohim!”

Pas deklaratës të Adnan Azizi nga koalicioni VLEN, i cili u shpreh se “me ndihmën e qeverisë do ta kthejmë komunën e Gostivarit tek...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu