“Nga Tetova në Gaza: Vajtim për djepat e zbrazët”, tetovarët solidarizohen me palestinezët

Nën sloganin “Nga Tetova në Gaza: Vajtim për djepat e zbrazët”, në sheshin e qytetit të Tetovës janë tubuar dhjetëra qytetarë, përfshirë fëmijë, për të shprehur solidaritet me palestinezët e Rripit të Gazës të cilët po vuajnë brutalitetin izraelit që nga tetori i vitit të kaluar.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata Alaca, e cila në formë të improvizuar me vendosjen e djepave, veshjeve dhe lojërave për fëmijë në një hartë të Palestinës të krijuar me një çarçaf të gjakosur tregonte vuajtjet e fëmijëve palestinezë.

Kryetarja e Shoqatës Alaca nga Tetova, Şükriye Kahya, tha se përmes këtij aktiviteti synojnë që t’i tregojnë Tetovës vuajtjet e fëmijëve palestinezë në Gaza.

“Derisa në gjithë botën po ngrihet zëri, ne thamë që edhe Tetova nuk duhet të heshtë dhe së bashku me fëmijët në Tetovë deshëm që ta ngremë zërin për fëmijët e Gazë”, tha Kahya.

Në këtë aktivitet do të mbahet edhe një panel lidhur me çështjen palestineze dhe luftën izraelitë që po ndodh në Gaza. Në panel do të flasin edhe mysafirë nga Türkiye, si Tülay Gökçimen, aktiviste për të drejtat e njeriut, dhe Emine Çınar, eksperte për Kudsin.

Duke folur me gazetarët para panelit, Gökçimen tha se Palestina gjithmonë ka qenë pjesë e rajoneve për të cilat kanë zhvilluar aktivitete.

“E konsideroj si një gjë me vlerë që popullata e Tetovës zhvilloi protestë, me pjesëmarrje edhe të fëmijëve, kundër okupatorëve që kanë kryer gjenocid dhe kanë martirizuar afër 40 mijë njerëz”, tha Gökçimen.

Të paktën 37.800 palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe mbi 86.800 të tjerë janë plagosur. Më shumë se tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja në mes të një bllokade të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu