Shkupi i kundërpërgjigjet Athinës për Marrëveshjen e Prespës

Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se Shkupi po shkel Marrëveshjen e Prespës, akuzë që ai e bëri gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Qeverisë maqedonase thuhet se shteti vazhdon të respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrin “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit. Qeveria në Shkup tha se marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit mes dy vendeve, ka obligime për të dyja palët dhe Greqia fqinje nuk ka përmbushur të gjitha aspektet e saj.

“Po ashtu, ne duam të theksojmë se procesi i integrimit evropian vazhdon të jetë prioritet i rëndësishëm i yni. Ne jemi të bindur se përparimi ynë dhe kontributi në stabilitetin rajonal dhe sigurinë, por edhe në përkushtimin për reforma, do të vlerësohen si duhet nga Bashkimi Evropian”, u tha në reagimin e Qeverisë maqedonase, që udhëhiqet nga Hristijan Mickoski i VMRO DPMNE-së.

Ky njoftim vjen edhe pas një reagimi nga Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë që tha se Qeveria maqedonase i është kthyer veprimeve të së kaluarës, përkatësisht irredentizmit dhe mosnjohjes së historisë. Greqia është zemëruar pasi gjatë një fjalimi para Kuvendit maqedonas, para se të zgjidhej kryeministër, Hristijan Mickoski, përdori emrin e vjetër të shtetit.

Athina dhe Bashkimi Evropian reaguan po ashtu muajin e kaluar, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova,pasi gjatë betimit si presidente përdori emrin Maqedoni, e jo emrin zyrtar të shtetit. Përveç kryeministrit grek, edhe kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Dimitar Glavçev, gjatë samitit të BE-së ngriti temën se a po respekton Maqedonia e Veriut obligimet e saj në mënyrë që të anëtarësohet në bllok.

Më 2018, Shkup dhe Athina arritën marrëveshje për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, pas vitesh mosmarrëveshjeje mes palëve, pasi Greqia pretendon se një prej rajoneve të saj quhet Maqedoni.

Kjo marrëveshje i mundësoi Shkupit që të anëtarësohet në NATO. Si anëtare e BE-së, Greqia mund të pengojë që shteti fqinj të anëtarësohet në bllok. Pengesa të ngjashme po paraqet edhe fqinja tjetër, Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut sa i përket çështjeve të minoriteteve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu