Taravari: Nga e hëna do të ketë shkarkime të reja në klinikat e Shkupit

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se nga e hëna do të ketë shkarkime të reja të drejtorëve të klinikave në Shkup. Ai tha se do të ketë fokus më të madh në shëndetin publik, ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe bashkimin e Spitalit klinik.

“Do t’i kushtojmë më shumë fokus shëndetit publik. Tashmë janë shkarkuar 13 drejtorë ekonomikë dhe ne do të vazhdojmë të shkarkojmë të tjerë në të ardhmen. Në ndërkohë është hartuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, i cili është dërguar në Qeveri”.

“Shpresoj që në një nga seancat e ardhshme të javës së ardhshme të jetë edhe vendim i Qeverisë që planifikojmë që brenda një viti të shkrijmë Spitalin klinik dhe të punojmë në rajonalizimin, gjegjësisht decentralizimin e shëndetësisë, gjithçka në mënyrë që të ofrojë sa më shumë shërbime shëndetësore në spitalet klinike në Tetovë, Shtip, Manastir, Ohër dhe Strugë”, tha Taravari. Lidhur me pyetjen nëse do të ketë shkarkime apo emërime të reja, ministri Taravari informoi se nga e hëna do të fillojnë me emërime të reja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Lajmin...

Izraeli siguron kontratë miliardëshe mbrojtjeje me Emiratet

Izraeli ka siguruar një nga fitoret më të mëdha strategjike në industrinë e tij të mbrojtjes, pasi kompania Elbit Systems ka nënshkruar një marrëveshje...

I pamposhturi, pensionohet

Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi. Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford,...

Ministri rus i Mbrojtjes: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të...

Serbia bojkoton Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të mërkurën në mbrëmje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu