Mucunski e pranoi postin e ministrit të Punëve të Jashtme nga Osmani

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të sapoemëruar Timço Mucunski dhe ministrit të deritanishëm Bujar Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Osmani i uroi suksese Mucunskit në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa Mucunski tha se në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane të vendit, partneritetit strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

“Përkundër sfidave të shumta, me punë dhe vendosmëri të përkushtuar, do të arrihen qëllimet e përcaktuara në programin e planifikuar për punën e Qeverisë, theksoi Mucunski në takimin. Mucunski më herët ia ka dorëzuar pozitën e kryetarit të Komunës Aerodrom Dejan Miteskit, i cili do të jetë drejtori i ri u.d. i Komunës. Në një postim në Fejsbuk, Mucunski tha se Aerodromi mbetet në duart e një njeriu punëtor dhe të përkushtuar, i cili në të kaluarën me postin e tij si kryetar i Këshillit ka dhënë një kontribut serioz në funksionimin dhe zhvillimin e komunës.

“Falënderim i madh deri te qytetarët e Aerodromit dhe administratës komunale për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin në periudhën e kaluar, ka shkruar Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk. Miteski i uroi Mucunskit punë të suksesshme si ministër i Punëve të Jashtme, me dëshirën për bashkëpunim të sinqertë edhe në të ardhmen.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen time të madhe kryetarit të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski për besimin që më dha, por edhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e sinqertë dhe mund të premtoj se me përkushtim dhe punë të palodhur, së bashku me punëtorët në komunë të vazhdojmë me realizimin e një numri të madh të projekteve të rëndësishme për një Aerodrom edhe më të mirë dhe më të bukur, publikoi Miteski në Fejsbuk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arrijnë 70 automjete dhe 350 trupa britanike për stërvitje me KFOR-in në Bondsteel

Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës që do të stërviten me KFOR-in Në kampin ushtarak...

“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për...

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu