MASH: U anulua vendimi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Vendimi i sjellur nga udhëheqja paraprake e qeverisë është anuluar, ndërsa informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re.

“Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria e mëparshme kishte sjellur vendim me të cilën kishte dhënë miratimin që i njejti të realizohet. Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas revidimit të aktiviteteve te realizuara gjatë procedurës së deritanishme. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për profesion të rregulluar konform Direktivës së Komisionit Evropian 2005/36 dhe 2013/55, janë të nevojshme analiza thelbësore dhe të hollësishme përpara qasjes për dhënien e Miratimit për kryerjen e veprimtarive të arsimit të lartë për arsimimin e këtij lloj kuadri. Në rastin konkret, nuk janë bërë analiza për nevojat e kuadrit të tillë si dhe për kushtet për arsimimin dhe trajnimin e tyre, as nuk janë kryer konsultime me shoqatat relevante dhe autoritetet kompetente me atë rast. Duke marrë parasysh mospërputhjet serioze dhe të shumta të konstatuara, Bordi i Akreditimit anuloi Aktvendimin me të cilin akreditohet projektit për themelimin e fakultetit, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës anuloi Aktvendimin për fillimin e punës, të sjellur nga ministri paraprak”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arrijnë 70 automjete dhe 350 trupa britanike për stërvitje me KFOR-in në Bondsteel

Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës që do të stërviten me KFOR-in Në kampin ushtarak...

“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për...

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu