Koreja e Veriut ndalon veshjen e një fustani të bardhë nusërie

Koreja e Veriut po godet çdo detaj që reflekton botën jashtë tyre, duke filluar nga muzika, ushqimet e deri te fustanet e nusërisë. Raporti i lëshuar nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut, bazuar në dëshminë e qindra dezertorëve, tregon rastin e një 22-vjeçari, i cili u ekzekutua pasi pranoi se kishte dëgjuar muzikë të Koresë së Jugut dhe kishte shpërndarë filma.

Mirëpo Koreja e Veriut e përshkroi raportin e vitit të kaluar si “shpifje dhe trillim”, por ende nuk i është përgjigjur dokumentit të ri. Sipas të dhënave, kontrollet nëpër shtëpi janë shtuar që nga viti 2021 dhe zyrtarët janë gjithmonë në kërkim të shenjave nga kulturat e jashtme. Këto shenja përfshijnë edhe veshjen e një fustani të bardhë nusërie ose veshjen tipike të dhëndrit, e madje edhe marrja në krah e nuses. Nuset mund të veshin vetëm fustane tradicionale nga Koreja e Veriut.

Syzet e diellit janë konsideruar gjithashtu antirevolucionare, pavarësisht se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un i vendos gjithmonë një palë të tilla. Se cili është saktësisht dënimi për këto shkelje është e paqartë. Megjithatë, goditja ndaj kulturës së krijuar nga perëndimi, por kryesisht nga Koreja e Jugut duket më e ashpër. Një ligj i vitit 2020 e bëri të dënueshme me vdekje shpërndarjen e videove të Koresë së Jugut. Raporti i këtij viti, përfshin rrëfimin e një ekzekutimi, ku një fermer 22-vjeçar u vra, pasi kishte dëgjuar 70 këngë dhe kishte parë tre filma.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu