Rrëshqet dheu afër shtëpisë së pleqve në Çair, të moshuarit rrinë me frikë se mos u shembet objekti

Nga rrëshqitja e dheut vazot e luleve bien në themelin e këtij objekti që ka filluar të ndërtohet në Çair. Thuajse aspak nuk ka hapësirë mes shtëpisë së pensionistëve dhe këtij themeli të hapur për ndërtesë të re. Këtu afër shtëpisë se pensionistëve ka filluar të shembet dheu për shkak të reshurave të shiut, si dhe këtu afër është duke u ndërtuar një objekt i cili nuk ka leje ndërtimi.

Pensionisti Bektesh Sopa i rrëfeu TV21 se po kjo rrëshqitje e dheut i ka bërë që të kenë frikë të qëndrojnë në këtu. Shton po ashtu se edhe nëse ndërtohet, do t’ua zërë pamjen sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme në mes.

-Shumë është rrezik puna nuk është mirë puna.

-A mendoni që mund të bie e gjitha?

-Mundet të bie edhe këto që janë duke i vendosur aty do të bien… Betoni është gati të bie edhe ballkonet do të bien, çfarë do të bëjmë ne pastaj. Nga Komuna e Çairit thonë se nuk është duke u ndërtuar objekti, por duke u rregulluar pjesa që ka rrëshqitur dheu.

“Nuk është duke u punuar në atë objekt për shkak se nuk ka leje ndërtimi. Por për shkak reshjeve të shiut, dheu afër shtëpisë së pensionistëve ka rrëshqitur dhe për këtë investitori është duke e rregulluar siç ka qenë në gjendjen e mëparshme”, thonë nga Komuna e Çairit. Ndryshe në këtë parcelë, para disa muajve Komuna e Çairi i ndërpreu punët për shkak se investitori nuk ka leje ndërtimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Egjipti shkatërron pjesë të varrezave 1,200-vjeçare në Kajro për t’i hapur rrugë infrastrukturës moderne

Qeveria egjiptiane ka nisur prishjen e pjesëve të Varrezës Al-Qarafa në Kajro, një nga nekropolet më të vjetra dhe më të përdorura vazhdimisht në...

Mickoski: Me VLEN-in kemi marrëveshje parimore për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se me Lëvizjen ZNAM janë në bisedime për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale për dy komuna, ato...

Zejdi: Qeveria ta anulojë vendimin që zvogëlon numrin e këshilltarëve komunalë

Deputeti i Frontit Europiam, Skender Rexhepi-Zejd kërkon që qeveria të anulojë vendimin, me të cilin sipas tij ulet numri i këshilltarëve në disa komuna...

Bujar Osmani fillon angazhimin e tij për Çairin modern, funksional dhe të pastër, publikon hartën e rallë topografike

Kandidari për kryetar komune nga radhët e BDI-së në Çair, Bujar Osmani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka publikuar një...

Ademi: Do të kemi kandidat edhe për Qytetin e Shkupit, me Taravarin kemi marrëveshje edhe për lista të përbashkëta

Nënkryetari I BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për media, tha se ata janë në prag të finializimit të emrave të kandidatëve me të cilët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu