Tubim për Çamërinë para Ambasadës Greke në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të Javës Çame, dhjetëra persona u tubuan para Ambasadës së Greqisë në Shkup për të shprehur protestën e tyre për gjenocidin grek ndaj çamëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre. Tubimi i sotëm ishte vetëm një nga aktivitetet e organizuara në Shkup në kuadër të Javës Çame, pasi nga 21 deri 27 qershor në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Tubimi para ambasadës ishte paqësor dhe nuk u shënuan incidente, ndërsa tubuesit ishin të veshur me elemente çame dhe mbanin flamurin shqiptar. Në letrën drejtuar ambasadës greke në Shkup, të cilën e lexoi Afan Sherifi, thuhet se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut protestojnë për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, të cilët sipas tij u masakruan dhe u përzunë nga trojet e tyre me gjenocid nga ushtria greke EDES e drejtuar nga Napoleon Zervas në vitin 1944.

“I bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe Kuvendit Evropian t’i bëjë thirrje Greqisë, si anëtare e BE-së, të ndalojë diskriminimin etnik dhe fetar ndaj çamëve të cilëve u mohon çdo të drejtë njerëzore, deri edhe atë vizitë si turistë në Greqi”, tha Sherifi, duke shtuar se pa zgjidhje të çështjes çame, asnjëherë nuk do të ketë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë midis dy popujve. Java Çame në Shkup organizohet nga një këshill i përbërë nga disa shoqata joqeveritare nga Maqedonia e Veriut nën moton “I love Çamëria”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dalja në votime deri në ora 15:00 është 30.26%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në konferencë për shtyp këtë pasdite, deklaruan se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 30.26%. Votuan gjithsej 208,571...

Distancimi i Bilall Kasamit nga Haqim Ramadani, rrit pjesëmarrjen e votuesve në Bervenicë

Pas distancimit të Bilall Kasamit nga Haqim Ramadani dhe nga shqiptarët e Bervenicës, dalja e votuesve deri në orën 09:00 është 50% më e...

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit

Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në muajin nëntor. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e...

Haqim Ramadani: Sot fjala iu takon banorëve të komunës së Bërvenicës

-Sot shfrytëzova të drejtën time qytetare duke votuar për të ardhmen e komunës sonë të dashur banorë të komunës tonë. Votimi është festa më e...

Ziadin Sela: Qytetarët sot me votën e tyre vendosin për të ardhmen (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale të së dielës. Pas votimit, Sela...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu