Krerët e rinj të BE-së, përkrahës të Maqedonisë së Veriut

Në Këshillin Europian në Bruksel bëhen të njohur krerët e rinj të institucioneve kryesore të unionit. Pas mbajtjes së zgjedhjeve europiane, koalicioni i udhëhequr nga Partia Popullore Europiane edhe një herë e propozoi Ursula von der Lajen për postin e kryetares së Komisionit Europian. Ajo do të qëndrojë në këtë pozitë edhe për pesë vitet e ardhshme, dhe duke gjykuar nga deklaratat e saj të fundit, një nga prioritetet kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian.

Në vend të përfaqësuesit të lartë të BE-së për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borel, po vjen kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas. Ajo më herët në takimin me ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka theksuar se është përkrahëse e fuqishme e Maqedonisë dhe shpreson se do të bëhet hapi i fundit i nevojshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Para fillimit të Këshillit, Kalas zhvilloi një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, duke theksuar se ndihma për Ukrainën është e nevojshme.

“Çmimin që e paguajmë për përkrahjen e Ukrainës, në përpjekjet e saj që ta mposhtë imperializmin rus, është i vogël krahasuar me atë se çka do të ndodhë nëse Rusia kthen. Duhet ta vendosin fitoren si qëllim”, tha Kaja Kalas, kryeministre e Estonisë.

Sharl Mishelin, si president i Këshillit Europian, do ta trashëgojë ish-kryeministri portugez Antonio Kosta. Ai vizitoi Maqedoninë dhjetorin e kaluar, ku theksoi se Maqedonia ka mbështetje për rrugën e integrimeve europiane në këtë, siç shtoi ai, kontekst sfidues gjeopolitik.

Përveç ndryshimeve në Bashkimin Europian, edhe NATO zgjodhi sekretarin e ri të përgjithshëm. Deri më tani postin e mbante Jens Stoltenberg, mandati i të cilit është zgjatur disa herë për shkak të luftës në Ukrainë dhe në këtë post që nga 1 tetori do të jetë kryeministri holandez Mark Rute./TV21/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu