Taravari: Afërdita Ismaili nga java e ardhshme fillon me punë në Spitalin e Gostivarit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari gjatë ditës së sotme ka ftuar në takim në kabientin e tij mjeken nga Gostivari, Afërdita Ismaili, e cila në konkursin e fundit që kishte Spitali i Gostivarit, edhe pse i plotësonte kushtet, nuk ishte pranuar në punë.

Ministri Taravari thotë se pikërisht për rastin e mjekes Ismali e kishte shkarkuar nga detyra në fillim të kësaj jave drejtorin e Spitalit të Gostivarit, Ylber Ademin, kuadër i BDI-së. Mjekja Ismaili kishte konkuruar në konursin e fundit për punsim në Spitalin e Gostivarit, por edhe përskaj plotësimit të kushteve si me notën mesatare më të lartë se konkuruesit e tjerë dhe me përvojë disa vejçare pune, ajo nuk ishte pranuar në punë.

Rasti i saj, e cila është edhe nënë vetëushqyese bëri bujë në opinion që kur drejtori tashmë i shkakruar Ylber Ademi në një video inçizim e pranon se njerëzit e pranuar në punë, ishin me urdhër të kryetarit të Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Pasi mjekja Ismaili nuk kishte pasur lidhje partiake me BDI-në, ishte njëra nga kandidatët që nuk u pranua në atë konkurs skandaloz. Pasi asja nuk iu dha e drejta edhe për ankimim të vendimit, dje theksoi se bën gati dokumentat dhe mëson gjuhën gjermane për të shkuar për të punuar në Gjermani si motër medicinale edhe pse me fakultet të mbaruar për mjekësi.

Ministri Taravari në prononcim për media këto ditë tha se do të bëjë çmos që ai konkurs të prishet. Poashtu, ministri gjatë takimot me mjeken Afërdita Ismaili gjatë ditës së sotme, tha se atë e kishte pasur studente dhe që atëherë e ka njohur.

“Afrëdita ka qenë studentja ime në UT dhe me sa e di unë, ajo në Neurologji [lëndë e ligjeruar nga ministri Taravari], ka marrë notën dhjetë”, ka deklaruar ministri Arben Taravari për portalin “X” i cili edhe e zbuloi i pari skandalin me konkursin pranë Spitalit të Gostivarit. Taravari sqaron poashtu për këtë media se Spitalit të Gostivarit i nevojitet personel mjekësor, prandaj një mjeke me përvojë siç është Ismaili vendin nuk e ka në Gjermani, por duhet të vazhdojë të jap kontributin e saj në vendlindje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari e hetoi ‘tërmetin’ që do të ndodhë! Ali Ahmeti nga Struga porosit VLEN-in: Ikni, se do të mbeteni brenda në tunel

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka mbajtur takim me qytetarët e Strugës, transmeton TV21. Ahmeti theksoi se çështjet madhore kërkojnë zgjidhje. Tutje foli...

Lufta Indi-Pakistan, Donald Trump jep lajmin e rëndësishëm: Me ndërmjetësim të SHBA u arrit dakordësi për armëpushim të plotë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar arritjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë. Ky lajm është bërë publik në llogarinë...

Dodik thotë se do të kërkojë nga Rusia “mbështetje për sigurinë”

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi,...

SHBA dhe Kina, bisedime sekrete për tarifat

Ka sinjale pozitive që luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i vijë fundi. Në Gjenevë të Zvicrës Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe...

VMRO: Nuk e mbështesim ligjin për të prekurit nga Koçani për shkak të hipokrizisë së LSDM- dhe Filipçes

“Maqedonia është rrënuar dhe degraduar gjatë shtatë viteve të qeverisjes së LSDM-së dhe Venko Filipçes, deri në atë masë sa nuk njihet më,” deklarojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu