“Askush nuk na do përballë”, sulmuesi italian paralajmëron rivalët

Zvicra do të jetë pengesa e Italisë për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Euro 2024. Të kaltrit e Spallettit do të sfidojnë helvetët të shtunën në “Olympiastadion” të Berlinit.

Stephan El Shaarawy thekson se Italia është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë, teksa paralajmëron rivalët.

Sulmuesi anësor i Romës në Serie A, e nisi fjalën e tij me barazimin emocionues në minutën e tetë shtesë përballë Kroacisë, që solli vendin e dytë në grupin B.

“Emocion i madh, sepse goli në minutat shtesë të mbush gjithmonë plot gëzim. Pastaj ishte një gol kualifikimi, kështu që jemi edhe më shumë të lumtur.

Ai gol na bëri të vetëdijshëm se kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Nuk ishte një ndeshje e jashtëzakonshme nga pikëpamja cilësore, por pati angazhim të madh nga të gjithë ne.

Kualifikim i merituar. Ne kemi përgjegjësi të mëdha, por ky ekip përbëhet nga njerëz të mëdhenj që dinë të bashkohen, gëzojnë dhe vuajnë së bashku.

Jemi një ekip shumë cilësor. Por mund të bëjmë edhe më mirë. E treguam veten kundër Shqipërisë, por në dy takimet e tjera mund të kishim bërë më mirë sa u përket cilësisë dhe guximit.

Për mendimin tim, asnjë skuadër nuk është e lumtur të luajë kundër Italisë. Kemi histori dhe jemi kampionët në fuqi. Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër nesh”, theksoi El Shaarawy

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu