Vuçiq: Kurti nuk ka dashur të më takoj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar nga Bashkimi Evropian.

“Nuk ka pasur takim me Kurtin sepse Kurti nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takoj dhe të bisedojmë. Besoj se do të mësoni më shumë për këtë nga evropianët”, tha Vuçiq gjatë një deklarimi për mediat.

Vuçiq tha se është kthyer tri herë në takimin me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilët ia kanë përcjellë mesazhet e Kurtit, të cilave ai i është përgjigjur. Ai e vlerësoi korrekt takimin me ndërmjetësit evropianë.

“Ai nuk ka dashur të më takoj”, tha Vuçiq kur u pyet nga gazetaret se pse nuk pati një takim të përbashkët, duke shtuar se Kurti ka thënë se “nuk është gati për një takim me Vuçiqin”, transmeton REL.

“Jam i sigurt se BE-ja në njoftimin e saj do të thotë se kush nuk donte bisedime sot”.

Sipas presidentit serb, Kurti dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe “tani kanë dalë me disa kërkesa të tjera, por në thelb është një njohje de jure”.

Vuçiq tha se gjatë takimeve dypalëshe është folur për gjithçka që ka të bëjë me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve, teksa i ka konsideruar “të suksesshme” takimet në Bruksel.

Ai shtoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme, “të martën ose të mërkurën”.

Paraprakisht, Vuçiq përmes një postimi në Instagram deklaroi se në takim ka insistuar edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Policia e Kosovës arreston policin serb në pikën kufitare të Jarinjës

Njësitë e sigurisë së Kosovës kanë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar të Jarinjës një pjesëtar të Policisë së Serbisë, i cili tentoi të hyjë...

Bilall Kasami në panik nga humbja? Dërgon begatona për të joshur votuesit maqedonas në Tetovë (FOTO)

Vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, Bilall Kasami po përpiqet me çdo mënyrë të sigurojë mbështetje, duke dërguar BegatonA për të...

Racizëm dhe dhunë në Prilep- Shkëndija shpërthen ndaj Federatës: Veproni menjëherë!

KF Shkëndija 77 e Haraçinës ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën sot në stadiumin e Prilepit, ku gjatë ndeshjes u regjistruan...

Denion Meidani: Ambasada e Shqipërisë dënon me forcë çdo formë të urrejtjes racore në arenat sportive

Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin...

Bajram Rexhepi: Emocion i jashtëzakonshëm! Një mal me njerëz që kanë udhëtuar 2000 kilometra për mbështetje. Falënderim deri në përulësi!

Bajram Rexhepi ka përjetuar momente të veçanta emocionuese, teksa dhjetëra bashkatdhetarë që kishin udhëtuar mbi 2000 kilometra janë mbledhur për ta mbështetur. “Emocion i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu