“Lajmësi nuk ka faj”, Rama ‘krah’ gazetarëve: S’kanë pse e ruajnë sekretin hetimor!

Kryeministri Edi Rama është treguar kritik sa i takon zbatimit të legjislacionit mbi transparencën në vend. Duke marrë shembuj konkretë, ai u doli ‘në krah’ gazetarëve kur vjen puna te nxjerrja e dokumenteve të caktuara zyrtare.

“Trajtimi i informacionit që i takon publikut, medias, të gjithë të interesuarve si e drejtë e sanksionuar me ligj, ndërkohë që trajtohet si pushtet i ushtruar abuzivisht mbi ta, është padiskutim një hapësirë për të krijuar mister, thashetheme, helm mbi faktet dhe për t’i dhënë mundësi pastaj lloj-lloj spekulimeve. E drejta e informimit nuk është sekret hetimor! Solidarizohem me Avokaten e Popullit për një rast të një gazetari që u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë kur prokuroria iu vu mbrapa ca gazetarëve. Për mua, ata nuk nxjerrin sekrete hetimore, se nuk i disponojnë. I disponojnë prokurorët. Kur gazetarëve u bie në dorë sekreti, s’është detyrim i tij ta ruajë. Nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë. Është elementare, sepse që në Kanun shkruhet se lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi lajmin ose kush ia dha lajmin, është burimi me të cilin duhet të merresh.”

Bazur në të gjitha problemet që ekzistojnë në këtë aspekt, Rama paralajmëroi krijimin e një Bordi Kombëtar.

“Është koha të krijojmë një Bord Kombëtar ose komitet, por këtë fjalën komitet e kam pak problem se kam parë shumë komitete dhe kam marrë pjesë në ca syresh dhe më janë dukur se janë krijuar për të mos zgjidhur probleme. Nuk ka vetëdije për dhënien e informacionit në kohë reale dhe kjo gërryen besimin e qytetarëVe. Kjo hap shtretër të tërë lumenjsh për llumin e dezinformimit. Kjo shkel një të drejtë që është e publikut dhe çdo individi.”

“Dhënia e informacionit s’duhet të diskutohet, duhet thjesht dhe vetëm të zbatohet”, mbylli fjalën e tij kreu i kabinetit qeveritar./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDAL: FSSH nuk lejon punësimin e 155 motrave medicinale në spitalin e Tetovës, Azir Aliu hesht! (DOKUMENT)

Fondi i sigurimit shëndetsor të Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar punësimin e 155 motrave medicinale të cilat për një kohë qëndruan në grevë....

Me 84 mijë dollarë hakmarrje: Gruaja në Kinë detyron Louis Vuitton të numërojë çdo kartëmonedhë – pastaj largohet pa blerë asgjë

Një grua në Kinë i dha një kuptim të ri shprehjes “hakmarrje me stil”, pasi u rikthye në dyqanin Louis Vuitton jo për të...

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një...

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu