Kombëtarja kthehet në Tiranë! Kuqezinjtë priten “ftohtë” në aeroport, ja çfarë do të bëjë Sylvinho me kontratën e kombëtares

Kombëtarja shqiptare është kthyer në Tiranë, por atmosfera që gjetën në aeroport ishte shumë e ftohtë nga ajo që përjetuan në Gjermani. Përveç interesimit të lartë të gazetarëve, pak tifozë pritën futbollistët që ngritën peshë zemrat e miliona shqiptarëve. Sylvinho, shpreu emocionet e tij në dy gjuhë, italisht dhe anglisht, por në asnjë moment nuk tha që do të rinovojë kontratën me Shqipërinë, e cila përfundon për pak ditë.

“Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë. Ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët dhe për federatën. Shumë njerëz na mbështeten dhe jam i befasuar nga tifozët sepse kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani. Ju keni një skuadër me të ardhme. A do të rinovoj kontratën? Unë jam pjesë e juaja”. Ernest Muçi, nuk e fshehu zhgënjimin për ndeshjen me Spanjën dhe ishte i sinqertë kur u pyet për hapësirat e munguara në kombëtare.

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do të na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Beshiktas më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, sepse unë ndihem mirë aty”. Ylber Ramadani ka ende peng ndeshjen me Kroacinë. Vlerësoi nivelin e kundërshtarëve dhe përvojën e tyre, por sipas mesfushorit kuqezinjtë kishin mundësi për më shumë.

“Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi. Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë”. Ndërkaq, Klaus Gjasula, njeriu i ekstremeve që shënoi autogol dhe gol brenda një ndeshjeje, kishte një mesazh për tifozët kuqezi.

“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm. Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Faton Peci paralajmëron kallëzim penal ndaj pronarit të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka, gazetarit Lirim Mehmetaj dhe drejtuesit të emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, pas...

Kete vit nuk do te kete Big Brother Vip Albania? Ish banorja ben deklaraten e papritur

Vetem pak muaj me pare perfundoi Big Brother Vip Albania 4 por fansat e programit pyesin cdo dite se kur do te nise Big...

Një grua në SHBA vodhi veturën nga qendra e rehabilitimit, policia nuk mundi ta kapte deri në Meksikë

Një grua që kishte qëndruar në një shtëpi për gra që janë rehabilituar nga varwsia e alkoolit në Kaliforni, vodhi një minifurgon dhe u...

Pronari i një rrjetit të fas food-it në Shkup i dhuron makinë punonjësit besnik: Më qëndroi pranë kur ishte më e vështira

Mishe, pronari i rrjetit të njohur të fast food-it Baking Bread nga Shkupi, ka bërë një gjest të rrallë për vendin tonë — i...

Presidenti i Sirisë paralajmëron Izraelin: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

Gjatë vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, e para për një president sirian, Ahmad el-Chareh dha një intervistë për Washington Post,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu