Pas Mexhitit në Neurologji, Andon Çibishev caktohet drejtor i ri i Klinikës për Toksikologji – Nesër caktohet edhe drejtori në Onkologji

Andon Çibishev është drejtor i ri i Klinikës për Toksikologji, ndërsa nesër do të emërohet drejtori i ri në Klinikën për onkologji, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ishte për vizitë në Shtëpinë shëndetësore Shkup prej ku paralajmëroi punësime në shëndetësi.

“Profesori Çibishev do të jetë drejtor i ri i Toksikologjisë. Gjithashtu shpresoj se nesër do ta emërojmë edhe drejtorin e ri në Onkologji sepse atje vendimi për u.d. drejtoreshën ka kaluar nga mesi iq ershorit. Në Neurologji, drejtor i ri është ish-ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti”, deklaroi Taravari. Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se janë ndërruar drejtorët organizues në nëntë klinika, mes të cilëve edhe në Toksikologji. Konfirmoi se janë gjetur parregullsi në punën e drejtoreshës ekonomike, Besia Iljazi në Toksikologji.

“Me siguri po, shërbimet e kanë atë. Gjithsesi se ne vendosëm menjëherë të shkarkohet dhe të emërohet drejtor i ri. Nuk do të ketë më drejtorë ekonomik, ky është qëlimi”, tha Taravari. Shumë shpejtë, siç paralajmëroi, do të propozohet ligj në mënyrë që të mos ketë drejtorë të klinikave.

“Shumë shpejtë do të propozoj ligj të ri për mbrojtje shëndetësore në të cilin nuk do të ketë drejtorë ekonomik në të[ gjitha institucionet. Ku ka, nëse nuk gënjehem mbi 100 të punësuar, ashtu është ligji, do të parashohim të ketë vetëm një drejtor profesionist i klinikës apo spitalit apo institucionit publik shëdnetësor”, tha Taravari.

Shpreson se shumë shpejtë do të sinkronizohen edhe sistematizimet dhe do të sillet vendim i ri për bashkim të Qendrës klinike në institucionin e njejtë.

“E njejta vlen edhe për shtëpitë e shëndetit dhe spitalet. Flas për qytetet më të vogla ku ka spital të përgjithshëm dhe shtëpi të shëndetit, do të bashkohen në një që do të quhet spital i përgjithshëm. Nuk do të ketë dy, tre, katër drejtorë, por vetëm një, siç ishte më parë”, tha Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani ka gati raketat kundër Amerikës

Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për sulme kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të...

B-2, bombarduesit që mbajnë “superbombën” kundër bunkerëve të thellë

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin e saj kundër vendeve armiqësore. Dhe më pas u modifikua për...

Edhe një gënjeshtër nga VREDI për kapital politik në zgjedhjet komunale!

Kohë më parë shefi i shtabit zgjedhor i kampit vredist efendi Adnan Azizi, deklaroi në një fjalim "patriotik" se ligji për "branitellët" nuk do...

THE WASHINGTON POST: SISTEMET MBROJTËSE IZRAELITE JANË TË SHTERUARA

Izraeli përballet me sfida serioze në mbrojtjen ajrore, ndërsa duhet të zgjedhë çfarë të mbrojë dhe çfarë të lërë të ekspozuar. 17 qershor 2025 —...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu