“Korrupsion ka sepse sistemi gjyqësor nuk është efikas”- Sektori i biznesit beson se lufta ndaj korrupsionit është e arritshme

Sistemi gjyqësor joefikas, individë që e përdorin pushtetin për t’u pasuruar, kriza morale në shoqëri si dhe moszbatimi i ligjeve, janë disa prej arsyeve që sektori privat ka dhënë si përgjigje në pyetjen pse ekziston korrupsioni, në anketën e realizuar nga Oda Ekonomike, të financuar nga USAID.

“Arsyet e ekzistencës së korrupsionit janë që sistemi gjyqësor nuk është efikas dhe në pushtet ka individë të cilët e përfaqësojnë pushtetin dhe duan shpejtë të pasurohen, flasim për vitin 2023. 56 janë përgjigjur që në shoqëri ka krizë morale si dhe ligjet nuk zbatohen. Interesante është se ka 42 përgjigje që nuk ka mbrojtje për ata të cilët e paraqesin korrupsionin dhe ajo që është gjithashtu interesante është se ka 20 përgjigje që janë pagat e ulëta në sektorin publik”, tha Zoran Jovanovski, këshilltar kryesor i bordit drejtues të Odës Ekonomike.

Po a beson sektori i biznesit që mund të luftohet kundër korrupsionit?!

“96% të kompanive besojnë por deri në cilën shkallë besojnë?! 59% e kompanive korrupsioni mund të reduktohet ndjeshëm. 26% e kompanive do ta kenë, por mund të jetë i kufizuar. 8% e kompanive – mund të eliminohet plotësisht. D.m.th. 96% besojnë që mund të kemi sukses, vetëm 4% e kompanive thonë se nuk mund të zvogëlohet”, deklaroi Zoran Jovanovski .

Kompanitë, siç u tha, më shumë janë përballur me korrupsion kur kanë pasur punë me sektorin publik, për raste si procesi i marrjes së lejes, miratimit, gjatë procedurës doganore, gjatë procedurës së tenderit, ose në procese të tjera ku përfshihen taksat, gjyqësore, të kadastrave e të tjera.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu