MPJ bullgare, Mickoskit: Rinegocim do të thotë largim nga BE-ja

Qëllimi i deklaruar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mos respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e nënshkruara është i papranueshëm. Kështu thuhet në qëndrimin e MPJ-së bullgare, të publikuar në faqen e tyre, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski.

Kryeministri i ri Maqedonisë mbrëmë në një emision debatues tha se “nëse ka dëshirë dhe vullnet politik mund të ndryshohet korniza negociuese për Maqedoninë me Bashkimin Evropian”.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë vazhdimisht kujton se konsensusi evropian i arritur në verën e vitit 2022 ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vetë Maqedonisë së Veriut përshkruan qartë hapat për arritjen e progresit real në procesin e integrimit evropian të vendeve fqinje.

Gjithashtu, parimi i unanimitet në procesin e zgjerimit të BE-së është vendosur në një marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe është inkorporuar në Kornizën Negociative të të gjitha zgjerimeve të mëparshme dhe aktuale.

“Qëllimi i deklaruar i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut për të refuzuar kërkesën legjitime të një pjese të qytetarëve të saj për të garantuar të drejtat dhe liritë në baza të barabarta me të gjitha komunitetet e tjera, përfshirë edhe përfshirjen e tyre në Kushtetutë, është i papranueshëm. Një qëndrim i tillë është i papajtueshëm me përparimin në rrugën evropiane.

Ekziston shqetësim serioz se në politikën e saj ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, qeveria aktuale në Shkup rrezikon të futet në grackën e dogmave të një epoke të shkuar, të refuzuara nga të gjitha shoqëritë demokratike”, thuhet në diplomacinë zyrtare bullgare..

Në reagimin e transmetuar nga mediat bullgare, thuhet gjithashtu se ngritja e ideve për rinegociim të detyrimeve, tashmë të ndërmarra ndërkombëtarisht, do të çojë në distancim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për anëtarësim në BE.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për...

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu