Komuna e Tetovës mbeti pa kryetar këshilli, Durmishi u bë ministër

Komuna e Tetovës aktualisht është pa kryetar të Këshillit Komunal pasi kryetari i deritanishëm Besar Durmishi, nga Kuvendi i RMV-së u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe Punës, shkruan Portalb.mk.

Durmishi dje (24 qershor) mori detyrën e re dhe u ul në karrigen e ministrit të Ekonomisë dhe Punës.

Këshilli i Komunës së Tetovës, në mbledhjen e radhës duhet të zgjedh kryetarin e ri i cili do të zëvendësojë Durmishin.

Megjithatë pas verifikimit në ueb-faqen e Komunës së Tetovës, seanca nuk është caktuar ende.

Në lidhe me këtë pyetëm në Komunën e Tetovës, por nga atje nuk përgjigjën deri në publikimin e këtij teksti.

Në ndërkohë, këshilltari që pritet të zëvendësojë Durmishin sipas listës së kandidatëve për këshilltarë është Sulejman Fejzullahi.

Kujtojmë që, Durmishi brenda një viti u zgjodh dy herë kryetar i këshillit. Njëherë pas zgjedhjeve të rregullta lokale në tetor 2021. Ndërsa së dyti në gusht 2022 pasi Tetova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme për këshillin komunal për shkak se i njëjti nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Përndryshe, Këshilli Komunal në Tetovë ka 31 anëtarë. Në përbërjen aktuale Lëvizja Besa – 12, BDI – 11, VMRO-DPMNE – 4, LSDM – 2, PDSH – 1 dhe Alternativa – 1. Aleanca për Shqiptarët nuk ka asnjë këshilltar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu