Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare: Kemi shanse, të japim gjithçka në fushë

Shqipëria dhe Spanja luajnë mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024. “Iberikët” me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar ndërsa skuadra jonë “kuqezi” kërkojnë pikët historike për të kaluar në fazën e 1/16-ve të Kampionatit Evropian.

Ish kapiteni i Kombëtares, Altin Lala thotë se ndonëse Spanja është një skuadër elitare dhe shanset për të fituar janë minimale, lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë. Në një intervistë për “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj, ai e cilësoi ‘duelin’ mes Spanjës dhe Shqipërisë si ndeshjen e jetës.

“Kemi një shans. Ndoshta mund të na mjaftojë dhe barazimi ose mund të marrim edhe një fitore që mund të jetë shumë e vështirë. Spanja me të vërtetë është, edhe nga eksperienca ime në fushë, kur kemi pasur skuadra të tillë me cilësi kaq të lartë, dhe do s’do në një moment mund të çedosh, aty janë të rrezikshëm. Me parashikimet do të hyjë ekipi i dytë dhe ata janë të uritur që të japin rendimet dhe t’i tregojnë trajnerit që të kenë shanse për në vazhdim. E vetmja gjë që kjo është. Mendoj se mund të jenë 7-8 ndryshime në skuadër, e vetmja kjo mund të jetë një shpresë e vogël. Është ndeshja e jetës, prapë kemi shanse edhe nëse janë minimale ne duhet të japim gjithçka.”, u shpreh Lala./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu