Kryeministri Mickoski dhe ministrat e tij morën detyrat dhe nisën punën

Një ditë pas formimit qeverisë së re, në të gjitha dikasteret u realizua pranim-dorëzimi i detyrës. Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i deritanishëm i Qeverisë, Talat Xhaferi, ia dorëzoi funksionin kryeministror kryetarit të sapozgjedhur të Qeverisë, Hristijan Mickoski, nga Xhaferi thotë se i ka uruar punë të sukseshme dhe efikase në intres të të gjithë qytetarëve.

TALAT XHAFERI, ISH KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, kryeministrit të sapo gjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e eurointegrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”. Ndërkohë, kryeministri i sapozgjedhur Hristijan Mickoski, deklaroi se vizioni i tij dhe i qeverisë së re synon rritjen ekonomike, kohezionin social dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Ne mbetemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve urgjente me të cilat përballemi dhe për të punuar drejt një shteti të bashkuar dhe të begatë. Me përgjegjësinë e re që po marr, vazhdojmë të punojmë për interesat e të gjithë qytetarëve tanë dhe arritjen e synimeve kombëtare, brenda dhe jashtë vendit”.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë edhe në ministritë tjera. Arben Taravari mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë, por jo nga ministri i deritanishëm, por nga zëvendësja e tij. Edhe Fatmir Limani nga VLEN ka pranuar postin e Mininistrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Ndërkohë, Arben Fetai, është emëruar zv/kryeminsitër për qeverisje të mirë. Detyrën e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, e ka pranuar edhe Besar Durmishi nga VLEN. Orhan Muretezani ka pranuar detyrën e Ministrit për Çështje Europiane. Në zyret e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, detyrën e ministrit e pranoi edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu