Taravari fillon me shkarkimin e drejtorëve të klinikave: Pres që për dy muaj të mos ketë drejtorë ekonomik

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se që sot do të fillojë me shkarkimin e drejtorëve ekonomikë të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, të cilëve u ka skaduar mandati dhe se procedura do të vazhdojë edhe për të tjerët që kryejnë këtë funksion, por pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore. Taravari pret që pas dy muajsh të mos ketë më drejtorë ekonomikë.

“Sot do të shkarkohen 7-8 drejtorë nga gjithsej 14, pra ata që u ka skaduar mandati. Meqenëse mandati i tyre do të përfundojë, të gjithë veprojnë dhe të tjerët do të shkarkohen. Kemi edhe drejtorë për të cilët ka vendim dhe për ta do të duhet të bëhen ndryshime ligjore. Por pres që për dy muaj të mos ketë më drejtorë ekonomikë”, tha Taravari gjatë vizitës në sallat e kirurgjisë së klinikës për KARIL, të cilat u mbyllën për shkak të erës. Taravari bëri të ditur se si ministër do të jetë i pari që do të merret me këtë problem.

“Gjatë vizitës së sotme më thanë se në dhoma të caktuara kirurgjikale nuk ka erë, e në disa ka. Pres të marr raport nga testet e deritanishme dhe të shohim se si mund ta zgjidhim këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. Më duhen disa ditë për të marrë një vendim nëse shkojmë për të zgjidhur problemin duke hapur një blerje të re dhe duke instaluar një sistem krejtësisht të ri ose nëse ky mund të rregullohet. Shpresoj që deri të premten të kemi një vendim”, tha Taravari. Ai ka konfirmuar se mjeku Marjan Shokarovski, i cili ishte shkarkuar nga ministri i mëparshëm Ilir Demiri, është rikthyer në pozitën e drejtorit të Klinikës për Kardiokirurgji

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas sulmit në Tetovë, Lloga: Qeveria po ushqen frymën e pandëshkueshmërisë

Dy nxënës të shkollës së mesme janë sulmuar fizikisht në Tetovë nga tifozët e “Vojvodës” maqedonas. Rasti ka nxitur reagime të forta, mes tyre...

Mexhiti: Vetura e Ali Ahmetit qëndroi 24 orë në stacion policor, dyshohej se Gruevski kishte ikur me të

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj...

Skandal në Tetovë: Dy nxënës shqiptarë sulmohen nga mbi 20 tifozë të “VOJVODËT”!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike janë sulmuar nga mbi 20...

Takim i Selës në Haraçinë: Nga një kafe, në diskutime për fitoren

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Haraçinës, Skënder Isufi, Driton Nebiun dhe kryesinë e degës lokale....

Ambasadori Meidani shpreh solidaritet me gazetarin Naser Selmani, kërkon zbardhjen urgjente të rastit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas dëmtimit të automjetit të gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu