Talat Xhaferi: Shkruam histori, gjeneratat e reja ta vazhdojnë dhe ta përsosin

Tani më ish kryeministri Talat Xhaferi, në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këto ditë sa ka qenë kryeministër.
Ai thotë se me kryeministrin e parë shqiptarë ata kanë shkruar histori.
“Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, detyrimisht rikujtoj vizionin dhe kauzën e kryetarit Ali Ahmeti për Kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendim i cili shkroi një ardhmëri të re, ndryshe, më progresive dhe më evropiane për shtetin tonë. Vendim i cili dëshmoi se puna, përkushtimi dhe rezultatet në favor të të gjithë qytetarëve i tejkalojnë interesin partiak, etnikumin, politikën ditore dhe stuhitë javore. Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe profesionalizimin e të gjithëve përreth meje. Shkruam histori, mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin.
Deri në momentet e ardhshme historike për shtetin tonë, qëndroj i përkushtuar në funksionin e deputetit”, ka shkruar Talat Xhaferi, raporton SHENJA.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Turqia dënon sulmet izraelite ndaj Iranit: “Veprime të rrezikshme që kërcënojnë stabilitetin rajonal”

Turqia ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit izraelite kundër Iranit, duke i cilësuar ato si një provokim të rrezikshëm dhe shkelje të hapur...

Osmani në Tokio, takohet me perandorin e Japonisë

Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Tokio, është pritur në takim nga perandori i Japonisë. Sipas një njoftimi të Zyrës së Presidencës gjatë...

Izraeli ndërtoi një bazë sekrete pranë Teheranit dhe çaktivizoi mbrojtjen ajrore të Iranit nga brenda

Anëtarët e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad kryen një sërë operacionesh të fshehta në territorin e Iranit përpara sulmeve të fundit ajrore izraelite, konfirmoi...

Taravari (ASH): Mickoski po shënon gola, VLEN ende mendon se loja s’ka filluar

Aleanca për Shqiptarët, dega e Arben Taravarit, kritikon deklaratat e fundit të zv/kryeministrit Arben Fetai lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, duke i...

VLEN: 38 shqiptarë punësohen në librat amë, ky hov i punësimeve nuk ndalet dot!

Koalicioni VLEN tha se 38 shqiptarë kanë filluar punën në librat amë, që siç thotë VLEN, është një hap i rëndësishëm drejt barazisë, përfaqësimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu