Mediat në Greqi po e ndjekin debatin /Grekët numërojnë sa herë Mickoski ka thënë “Maqedonia”

Për përdorimin e emrit Maqedonia edhe atë siç shkruajnë “tre herë”, mediat greke e vënë theksin në tekstet për fjalimin në Kuvend të mandatarit të qeverisë së re, Hristijan Mickoski, ndërsa disa nga portalet informative komentojnë se bëhet fjalë për një “provokim të ri”. Edicionet online të mediave kryesisht përcjellin lajmin e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA e cila nën titullin Hristijan Mickoski në ekspoze e quajti vendin “Maqedonia” si mandatar për qeverinë e tij dhe në tekst sqarohet se në Kuvend ka filluar seanca dyditore për zgjedhjen e Qeverisë, e cila do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE si parti e djathtë. Agjencia greke e lajmeve kujton deklaratën e fundit të Mickoskit se “në inaugurimin e qeverisë së tij, ai do të përdorë emrin kushtetues të shtetit. Ndryshe, Mickoski ka bërë të ditur se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në daljet dhe fjalimet publike do ta përdor Maqedonia. Natyrisht, kjo nuk i pëlqeu kryeministrit grek Micotakis, i cili paralajmëroi reagime në samitin e NATO-s në Uashington.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu