Xhaka para sfidës me Gjermaninë: Duam të fitojmë ndeshjen

Kualifikimi nuk është më një temë për t’u diskutuar. Pavarësisht se kanë grumbulluar katër pikë, pas dy ndeshjeve të para “Helvetët” e Zvicrës mund të thuhet se i kanë mbyllur “hesapet” e kualifikimit, për në fazën tjetër, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që po zhvillohet në Gjermani, që prej 14 qershorit e do të vazhdojë deri më 14 korrik.

Në sfidën e fundit të grupeve, Zvicra do të përballet me “Pancerat” organizatorë, ku në rast fitoreje do të siguronin vendin e parë, në Grupin A. Në kuadër të kësaj sfide disa fjalë i ka thënë edhe kapiteni “helvet”, Granit Xhaka, i cili theksoi t’i mposhtin gjermanët dhe se nuk do t’i respektojnë më shumë seç duhet.

“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë. Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen. Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”,- u shpreh Xhaka. /i.m /abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia arreston dy shqiptarë të Kosovës me pretendimin për krime lufte

Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh, pasi akuzohen për përfshirje në krime...

Kosova me urdhërarrest ndërkombëtar ish gruan e Feros, Arbenitën

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit. Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Shkallës së...

Mjaft me zjarrvënësit – turpi i shoqërisë! Kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto ditë të nxehta, kur toka rënkon nga etja dhe ajri ndizet nga vapa, disa mendje bosh e duar të liga guxojnë të...

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të...

Putin gati për testimin e “Burevestnik”, raketa bërthamore me fuqi të pakufishme

Presidenti rus ka deklaruar se kjo armë është “e pathyeshme” nga sistemet aktuale dhe ato të ardhshme të mbrojtjes raketore Rusia duket se po përgatitet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu