“Broçkulla dhe pallavra”, analistët “shpërthejnë” ndaj Vuk Jeremiqit pas deklaratës për refuzimin e planit franko-gjerman!

Kosova dhe raporti i saj me Serbinë është një ndër temat kryesore në fushatat për zgjedhjet në Serbi.
Të martën, bartësi i listës “Partia Popullore – Zgjedhje e sigurt. Njerëz seriozë” Vuk Jeremiq ka thënë se më e rëndësishmja është refuzimi i planit franko-gjerman për Kosovën pas zgjedhjeve.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme të 17 dhjetorit, Jeremiq tha për mediat serbe se për Partinë Popullore nëse rezultati do të jetë i kënaqshëm nuk varet në radhë të parë nga numri i votave që do të fitojë lista e tij, por nëse do të ketë rrethana që do të mundësojë refuzimin e planit franko-gjerman, “ultimatumin më serioz me të cilin është përballur Serbia që nga viti 1999”.

closevolume_off
“Ata që thonë se për këtë Serbia do të sanksionohet, se vizat do të vihen ose investitorët do të tërhiqen, e kanë gabim. A nuk ju thanë se pasoja të ngjashme na presin nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë? atë herë kam pohuar, si dhe tani pohoj se nuk ka asgjë”, tha Jeremiq.
Deklarata të tilla si kjo, sipas analistëve politikë janë vetëm për shkak të fushatës atje, pasi sipas tyre, procesi i dialogut Kosovë- Serbi tashmë ka hyrë në fazën finale dhe cilado parti që fiton atje do të duhet ta realizojë planin paqësor franko-gjerman.

Haziri: Deklaratat janë vetë, për konsum të brendshëm në Serbi
Analisti politik, Nexhat Haziri, thotë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi tashmë ka hyrë në fazën finale.

Sipas tij, marrëveshja e Brukselit dhe sekuencimi në Ohër që ka bazamentin në planin franko-gjerman është pranuar nga të dyja shtetet edhe pse nuk është nënshkruar nga palët.

“Deklaratë si kjo e Vuk Jeremiqit dhe të gjithë të tjerëve në Serbi duke përfshirë edhe vetë presidentin serb Vuçiq, janë vetëm për konsum të brendshëm në Serbi dhe bëhen tani për të tërhequr votues tani kur atje po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të gjithë tashmë janë të vetëdijshëm pra edhe ata në Serbi se procesi i dialogut Kosovë- Serbi tashmë ka hyrë ne fazën finale dhe si rrjedhojë e kësaj është marrëveshja e Brukselit dhe sekuencimi i saj në Ohër që ka bazamentin në planin franko-gjerman është pranuar nga të dyja shtetet, pra nga Kosova dhe Serbia pa marrë parasysh se nuk është nënshkruar nga palët”, deklaron Haziri.
Sipas tij, nëse Serbia nuk përmbush obligimet atëherë nuk mund të anëtarësohet në BE.

“Në rast se cilado palë refuzon për ta përmbushur, atëherë do të ndeshet me sanksione nga BE e cila është edhe ndërmjetëse e procesit të dialogut Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve fqinje. Po ashtu në këtë drejtim kemi edhe deklarata nga Brukseli në adresë të Beogradit se Serbia nuk mund të llogarisë në vazhdimin e procesit të saj të anëtarësimit ne BE, pa i përmbushur obligimet që dalin nga marrëveshjet e lartcekura që për bazë kanë planin franko-gjerman”, thekson Haziri.

Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, ishte pranuar nga të dyja shtetet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë, mirëpo për këtë nuk kishte nënshkrim.

Në anën tjetër, po në kohë fushate presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit të bëhet kusht për Serbisë në rrugën për anëtarësim në BE, por shtoi se nuk mund të pranojë një gjë të tillë.

“Së pari, të shohim se çka do të ndodhë, sepse ata nuk mund të injorojnë diçka që kanë diskutuar me mua. Pas secilës vizitë të tyre, edhe pas Ohrit, unë dola dhe thashë qartë çka pranojmë dhe çka nuk mund të pranojmë, sepse deklarata ime është edhe qëndrim i shtetit”, u shpreh ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickovski godet Adnan Azizin ashpër: “I vogël është ai për proceset e mëdha të vendit” (VIDEO)

Në mes të Tetovës shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi deklaroi se do ti ndalojë të gjitha projektet sllave duke e bërë më...

Ku e gjetën guximin rebelët e “Vojvodës”?

Mediat në gjuhen shqipe mbëmë kanë njoftuar se dje janë rrahur dy nxënës shqiptarë nga një grup tifozësh të "Vojvodës", të përzgjedhur vetëm...

Pas sulmit në Tetovë, Lloga: Qeveria po ushqen frymën e pandëshkueshmërisë

Dy nxënës të shkollës së mesme janë sulmuar fizikisht në Tetovë nga tifozët e “Vojvodës” maqedonas. Rasti ka nxitur reagime të forta, mes tyre...

Mexhiti: Vetura e Ali Ahmetit qëndroi 24 orë në stacion policor, dyshohej se Gruevski kishte ikur me të

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj...

Skandal në Tetovë: Dy nxënës shqiptarë sulmohen nga mbi 20 tifozë të “VOJVODËT”!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike janë sulmuar nga mbi 20...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu