Aksident në Selanik, ndërron jetë një shtetase e Maqedonisë së Veriut

Një shtetase e RMV-së 30-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa tre vajza tjera janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Ignacia, jashtë Nicelit pranë Selanikut. Sipas informacioneve në faqen Veriotis.gr, një 30-vjeçare ka humbur jetën, dy nga pasagjeret e saj janë dërguar në spitalin e Verisë dhe e treta në Selanik. Sipas mediave greke, në spitalin e Verisë janë transferuar një 27-vjeçare në gjendje të rëndë, e cila po i nënshtrohet një operacioni dhe një 25-vjeçare, jeta e së cilës ndodhet jashtë rrezikut.

Gjithashtu, gruaja e katërt nga automjeti i parë në të cilin ndodheshin shtetaset e RMV-së, është intubuar nga ekipet e shpëtimit të EKAB-it në vendin e aksidentit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Selanikut, pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Një 74-vjeçar, drejtuesi i makinës së dytë, është transportuar me plagë të lehta në spitalin e Verijës. Jozyrtarisht mësohet se gratë e lënduara janë nga Manastiri të cilat po udhëtonin për në Selanik.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur pesë kilometra pas daljes së Niselit në drejtim të Selanikut kur dy automjete janë përplasur. Për të nxjerrë vajzat nga automjeti është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të cilët prenë dyert për t’i nxjerrë jashtë. Qarkullimi është ndërprerë derisa të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë dhe automjetet janë zhvendosur në anë të rrugës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur Stambolli Sfidoi Londrën: Ndihma Osmane për Irlandën në mes urisë dhe pandemisë

Viti 1852 mbahet mend ne historin e popullit Irlandez.. Nje krize e madhe Ekonomike me urie preventive Baronet Anglez e sanksionojn popullin irlandez .. Mbyllin koridoret e...

“Si mbeti pa naftë djali i mbretit të shezlongëve 200 euro”.

Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita Shqipëria Sot”,...

Kryengritje në VMRO-DPMNE Kumanovë – anëtarësia kundër Maksim Dimitrievskit

Në Kumanovë ka shpërthyer një skandal i ri politik pasi një grup anëtarësh, simpatizantësh dhe qytetarësh publikuan një peticion publik me të cilin kundërshtojnë...

Pas dështimit në Tetovë, Bajram Vardar – ‘eksperti’ i Bilallit – bëhet shpresa e re e Mexhitit para fushatës

Zëvendërkryeministri, Izet Mexhiti njëherit kanditat i për kryetar komune në Çair duket se shpresat për një fitore i ka varur tek Bajram Vardar –...

Livadhi-Strugë Banorët e kapin, policia e merr, gjykata e liron – hajduti rikthehet menjëherë

Livadhi, Strugë – Grabitje e dyfishtë brenda 24 orëve, banorët kapin hajdutin, drejtësia e liron Një ngjarje e pazakontë dhe alarmante ka tronditur banorët e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu