Murtezani: Po vjen një valë reformash në të gjitha institucionet, do punojmë pa u lodhur për të mirën e vendit dhe qytetarëve

Orhan Murtezani, kandidat i VLEN-it, për Ministër për Çështje Evropiane në tribunën “Kalojmë në Veprim” deklaroi se prioriteti i tyre por edhe i qeverisë së ardhshme është që të bëhet gjithçka që është e nevojshme që në kohë sa më të shkurtër të jemi 100% gati për hapjen e negociatave për kapitujt që do ta afrojnë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Derisa të miratohen ndryshimet kushtetuese për futjen e malazezëve, kroatëve dhe bullgarëve në preambulën Kushtetuese, për çka ne si VLEN nuk kemi dilema se duhet të bëhet, ne nuk do të ndalemi e të presim, por do të fokusohemi me gjithë energjinë tonë në futjen e standardeve europiane për transformimin e vendit tonë për të mirë”, tha Murtezani, duke shtuar se nëpërmjet fushatës së tyre ata do të ngrenë standardet në çdo resor, në çdo institucion dhe në gjithë shoqërinë, për t’i përmbushur kështu standardet europiane.

Murtezani tha se një valë reformash po vjen në të gjitha institucionet për t’u përafruar sa më shpejt me standardet evropiane.

“Prandaj as pengesat nuk na dekurajojnë. Në fakt, tash do të dëshmojmë se sa më shumë pengesa që kemi, aq më shumë do të motivohemi dhe do të punojmë pa u lodhur për të mirën e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë. Për këtë arsye ne do të mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë juridike, shtetit të së drejtës dhe pastrimit të paralajmëruar të gjyqësorit”, deklaroi Murtezani.

Ai shtoi se është koha e fundit që çdo i ri ta shohë Republikën e Maqedonisë së Veriut si vend të mundësive dhe të vazhdojë të zhvillohet dhe të kontribuojë në shoqërinë tonë, ndërsa qëllimi i tyre është jo vetëm frenimi i emigrimit por edhe rikthimi i të rinjve përmes krijimit të vendeve të punës dhe mundësve për zhvillim profesional.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu