Mexhiti: Balancuesi jep kundërefekt – BDI: Heqja e tij është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit

Paralajmërimet e Hristjan Mickoskit për heqjen e Balancuesit , sipas Frontit Evropian cënojnë drejtpërdrejt Marrëveshjen e Ohrit. Mirëpo, Izet Mexhiti nga Koalicioni “Vlen”, thotë se vitet e fundit ky mekanizëm është keqpërdorur dhe se nuk po luan rolin e tij për përfaqësim të drejtë të komuniteteve jo shumicë.

Izet Mexhiti nga koalicioni “Vlen” konsideron se deklarimi i qytetarëve se i përkasin një nacionaliteti tjetër nga ai që kanë në të vërtetë vetëm që të mund të punësohen, është tregues se Balancuesi nuk po luan rolin për të cilin është krijuar, pra nuk po ndikon për përfaqësim të drejtë të komuniteteve jo shumicë në vend.

“Balanceri nuk ka funksionuar viteve te fundit. Në fillim ka dhënë efektet e duhura, mirëpo në vitet e fundit ka dhënë kundërefekt. E dimë që ka pasur shumë raste kur maqedonas janë paraqitur si shqiptarë, ose shqiptarët si turq. Pra nuk e ka kryer funskionin për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve jo shumicë në Maqedoni. Këtu pajtohemi dhe nuk po degradohet, por po ngritet në nivel më të lartë, që të rregullohet me ligj, që të jetë normë ligjore përfaqësimi adekuat dhe cilësor” – tha Izet Mexhiti- koaalicioni “Vlen”.

Lidhur me këtë, reaguan edhe nga Fronti Evropian nga ku thonë se paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balancuesit, është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Nw reagimin e tyre thuhet se shërbetorët e VMRO-së hoqën çdo gjë kombëtare dhe sollën Ivan Stoilkoviqin.

“Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga Vlen, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski. Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, VMRO-DPMNE që të përfshijë së paku një çështje kombëtare në programin qeverisës” – thonë nga Fronti Evropian.

Pas tribunës se sotme ku koalicioni “ Vlen” prezantoi prioritetet që do të kenë ministrat gjatë punës së tyre, Mexhiti u pyet edhe për premtimin për heqjen e 20 përqindëshit. Sipas tij, ka pika që nuk janë në mënyrë taksative në programin qeveritarë, duke shtuar se disa premtime nuk janë dhënë që të realizohen brenda javës së parë, por brenda mandatit katër vjeçar. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu