Taravari tregon se çfarë veprimesh do ndërmarrë që ditën e hënë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka theksuar edhe njëherë se prioritetet e qeverisë VLEN do të përqendrohen në katër shtylla.

“Përshpejtimi i integrimit evropian, për çka Koalicioni VLEN është garanci në Qeverinë në ardhje, në partneritet me BE-në dhe SHBA-të, partneritet ky që do të forcohet edhe më shumë; Lufta e pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit; Zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e standardit jetësor të qytetarëve, dhe Zhvillimi i barabartë rajonal dhe fuqizimi i komunës si njësi bazë e demokracisë”, ka thënë Taravari një ditë para votimit të Qeverisë e ku para zyrtarëve të VLEN-it, bashkë me Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, theksuan premtimet pët mandatin e ardhshëm.

“Kjo qeveri është garantuese e rrugës evropiane të vendit. Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin, dhe negociatat për BE-në do të hapen. Po ashtu, edhe termi 20% do të largohet nga Kushtetuta. Qeveria jonë, po ashtu, do të garantojë bashkëpunim rajonal të barabartë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit. Vendi do të jetë prodhues e jo konsumues i sigurisë, si anëtare e plotë e NATO-s”, tha Taravari.

Përpos kësaj, sa i takon pozicionit të tij si ministër, Taravari tha se nga dita e hënë, si ministër i Shëndetësisë, do të përqendrohet në zgjidhjen e problemit me kompresorët në sallat e operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, shkarkimin e drejtorëve ekonomikë në çdo institucion publik shëndetësor, nëse e lejon ligji që në ditën e parë, digjitalizimin e Shëndetësisë, përfshirë edhe Farmacinë, Stomatologjinë, të gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat, rifillimin e punimeve për përfundimin e Spitalit në Kërçovë dhe Spitalin Klinik në Shtip, dhe bashkimin e Qendrave Klinike.

Taravari ka thënë se do të bëjë depolitizimin e UT-së, si dhe ndarje të një buxheti më të lartë për këtë universitet, përfshirë për herë të parë edhe për kërkime shkencore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Andrej Zhernovski: Ali Ahmeti dhe Mickovski kanë marrëveshje për zgjedhjet lokale!

“Mickoski prej kohësh po i lutet Ahmetit “të riedukuar” që të hyjë në Qeveri! Nuk vlejnë më ato fjalime krenare patriotike nga ditët e lavdishme...

Shqipëria dënon ashpër shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë

Polonia ndërkaq po shqyrton mundësinë e aktivizimit të Artikullit 4 të NATO-s, i cili do të sillte zyrtarisht një çështje urgjente në Këshillin e...

Simbolika e Ibrahimit: Mexhiti nuk fshihet pas askujt, sikur Profeti në Bedër

Zeqirja Ibrahimi- Zeka: Kur ne i thamë Izetit se secili duhet të kandidojë aty ku ka nevojë. Për ne, shumë mirë është posti që...

Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin...

Trump jep dritën jeshile, dhëndri i tij po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu