Temperatura vdekjeprurëse në Mekë, termometri shënon 51.8 gradë, mbi 1000 viktima

Numri i pelegrinëve që kanë humbur jetën gjatë Haxhit ka tejkaluar 1000, si pasojë e të nxehtit përvëlues në Mekë. 58 persona nga Egjipti vdiqën këtë të enjte, sipas një diplomati arab, i cili tha se nga 658 egjiptianët që kanë ndërruar jetë, 630 ishin pelegrinë të paregjistruar.

Rreth 10 vende kanë raportuar 1.081 vdekje gjatë pelegrinazhit. Qendra kombëtare meteorologjike raportoi një temperaturë maksimale prej 51.8 gradë Celsius këtë javë në Xhaminë e Madhe në Mekë, ndërkohë që zyrtarët sauditë i kanë këshilluar pelegrinët të përdorin çadra, të pinin shumë ujë dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Rreth 1.8 milionë pelegrinë morën pjesë në Haxh këtë vit, 1.6 milionë prej tyre nga jashtë vendit, sipas autoriteteve saudite. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe të gjithë myslimanët me mjetet duhet ta kryejnë të paktën një herë. Por shumë nga ritualet e Haxhit, duke përfshirë lutjet në malin Arafat që u zhvilluan të shtunën, përfshijnë qëndrimin jashtë për orë të tëra gjatë ditës./tch

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se në vend do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, përpara përfundimit të mandatit të legjislaturës aktuale. Ai...

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu