Zemaj: Kurti mund të arrijë një tjetër aneks marrëveshje me Serbinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dyshon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të bëjë tjetër aneks marrëveshje në takimet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Deputeti i kësaj partie Armend Zemaj, ka thënë se dyshojnë që mund të ketë një marrëveshjet tjetër nga ajo që po kërkohet një implementim ndryshe i marrëveshjeve.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, ka thënë se edhe largimi i masave mund të varet nga takimi i 26 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel. Zemaj i ka bërë thirrje Qeverisë të mos bëjë gabime tjera në këtë proces.

“Duket që ka hezitime edhe në BE për heqjen e masave, por unë besojë që kjo ndërlidhet edhe me takimin Kurti- Vuçit të mërkurën, mbetët të shihet sjellja dhe nëse ka ndonjë dakordim shtesë që unë nuk do ta dëshiroja dhe kërkojmë nga Qeveria të mos ketë gabime të përsëritshme, mos të ketë edhe ndonjë aneks marrëveshje tjetër. Mund të ketë dhe dyshojmë diçka ndryshe nga ajo që po kërkohet në implementimin e marrëveshjeve të kaluara”, ka thënë Zemaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu