Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Pamja, disponimi dhe humori i presidentit ishte ai që prisja të shihja

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka vizituar në Hagë, ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Ajo u shpreh se pamja, disponimi dhe humori i tij ishte pikërisht ai që siç tha ajo, priste ta shihte, njofton Klankosova.tv.

“Në korridoret e pafundme të burgut në Hagë, atmosfera është e zymtë dhe e ftohtë. Më irritojnë zhurmat e dyerve të hekurta që hapen njëra pas tjetrës. Sikur duan të ma përplasin fytyrës: këtu është e burgosur një pjesë e historisë dhe lavdisë së Kosovës”.

“Pamja, disponimi dhe humori i Presidentit ishte pikërisht ai që prisja të shihja. Në 25 vjetorin e çlirimit, flasim për të kaluarën, betejat e panumërta, që ai dhe shokët e tij i zhvilluan në përpjekjet për liri. Kujtojmë sakrificat e popullit tonë, gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve. Të qindra fëmijëve – ëndrrat e të cilëve u prenë në gjysmë nga një regjim gjenocidal. I tregova edhe për Leotrimin e vogël – i cili u përjetësua në bronz një ditë më parë në Skenderaj”, shkroi Çitaku.

Ajo u shpreh se kanë folur edhe për kampionatin e futbollit, duke thënë se ai i ka treguar se po e përcjellë aq sa mundet.

“Biseda kthehet në të tashmen. Përkundër sfidave, Presidenti natyrisht, si gjithmonë, flet me bindje për të ardhmen e ndritur të Kosovës. Vizioni i tij mbetet i qartë. Besimi i tij në popullin tonë, i palëkundur. Pavarësisht hekurave, shpresa dhe aura e tij më mbushin frymëzim. E pyes edhe për shokët: Kryetarin Veseli, Kryetarin Krasniqi, Rexhep Selimin dhe të tjerët. Nga afër e shoh se si lidhja mes këtyre burrave në Hagë, e krijuar në zjarret e luftës, është shumë e fuqishme. Ata marrin forcë nga njëri-tjetri”.

“Folëm pak për kampionatin e futbollit. Më tregoi që po e përcjellë aq sa mundet, e kur po ka kohë. E pyeta kënd po e mbështetë? Dihet, më tha 🙂 Koha kalon shumë shpejt. Derisa përgatitem të largohem, në qëndrimin e Presidentit nuk shoh një të burgosur. E shoh një burrështetas, trashëgimia e të cilit nuk mund të njolloset nga askush dhe asgjë”.

“Në dalje e sipër kujtohem për heronjtë dhe të pamposhturit, për qëndrueshmërinë e popullit tonë. Errësira dhe padrejtësia nuk janë të reja për ne. Por me besim, guxim e dinjitet, do t’i tejkalojmë përsëri, ashtu siç bëmë 25 vjet më parë. Kosova do të bëhet – sepse është ngritur mbi shpatullat e gjigantëve. Presidenti Thaçi më la edhe një herë me një të vërtetë të pamohueshme: Dielli do të lind përsëri”, shkroi tutje Çitaku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Valdet Xhaferi publikon videon: Nga peripecitë deri te fitorja për mërgatën!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer mërgimtarët në banorë rezidentë të vendit, kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar,...

Lloga: Friga e kandidatëve të pushtetit që zgjedhin të mos garojnë në zgjedhjet lokale nën siglën e vLEN-it, është tregues domethënës

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi ka shkruar se friga e kandidatëve të pushtetit zgjedhin të mos garojnë në zgjedhjet...

Pas mesnate do të ulet çmimi i naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të ulë çmimin e EURODIZEL për 2.50 denarë për litër. Pas kësaj uljeje, çmimi i ri me pakicë...

Armët sekrete që ka blerë Serbia/ Karamuço: Gjatë një parade në shtator, ushtria do tregojë armët që posedon

Në një kohë tensionesh gjeopolitike globale dhe me luftërat ne Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë...

Aeroportet e Stambollit regjistruan 50 milionë pasagjerë në pesë muaj

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI), aeroportet e Stambollit kanë pritur 49.9 milionë pasagjerë në pesë muajt...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu