Luftimi i zjarreve me mungesë stafi e automjete të vjetra

Rritja e temperaturave ka alarmuar institucionet në Maqedoninë e Veriut për kujdes nga ndezja e zjarreve, nga të cilat viteve të fundit janë shkrumbuar qindra hektarë pyje. Në dy javët e fundit, në rajonin e Prilepit në jug të vendit, janë regjistruar mbi 50 zjarre, që është gati 40 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i vitit janë regjistruar mbi 1.175 zjarre. Ato përfshijnë, gjithashtu, deponi të paligjshme, male, fusha, livadhe dhe ambiente tjera. Temperaturat përvëluese, e sidomos pakujdesia e njerëzve, janë arsyet më të shpeshta për shpërthimin e zjarreve, thonë nga njësia e zjarrfikësve të Prilepit, e cila mbulon edhe tri qytete të tjera në këtë pjesë të vendit. Por, kjo njësi zjarrfikëse, sikur edhe shumë të tjera, përballet me mungesë të zjarrfikësve dhe makina të vjetruara.

“Kemi mungesë të madhe të kuadrit. Janë 34 zjarrfikës profesionistë që po përballen me zjarret e këtyre ditëve, ndërkohë kemi nevojë për të pakën 60 të tjerë. Besojmë se institucionet do të ndërmarrin masa për të angazhuar zjarrfikës sezonalë”, thotë Hristijan Momiroski, komandant i zjarrfikësve në Prilep. Sipas Qendrës për Komunikim Civil, një organizatë që merret me monitorimin e punës së institucioneve shtetërore dhe furnizimeve publike, shtatë automjete zjarrfikëse në vend janë më të vjetra se gjysmë shekulli. Sipas hulumtimit, në dy qytete ende janë në përdorim dy automjete për shuarjen e zjarrit të prodhuara në vitin 1996.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Intelegjenca e SHBA “Grusht” Trumpit: Programi bërthamor i Iranit nuk u shkatërrua, u shty me disa muaj

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, Fordoëw,...

Komandanti Iranian

Ai shfaqet në publik në festimet e fitores së Iranit në Teheran, duke hedhur poshtë akuzat e përhapura se është vrarë nga Izraeli.

Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë nuk kalon – Aleanca reagon ashpër ndaj propozimit të ri

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj variantit të ri të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili u prezantua sot nga...

Plas te BESA ne Tetovë

Sedat Rushani, anëtar i lartë i Lëvizjes Besa, me revoltë publike ndaj padrejtësive: "Çfarë më largohet, nuk më takonte. Çfarë më afrohet, është shkruar për...

“Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin”, Trump i zhgënjyer: Ata nuk e dinë çfarë dreqin po bëjnë

Ka reaguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili thotë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme. Duke folur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu