Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”

Në kuadër të Evropianit Euro2024 që po zhvillohet në Gjermani, në orën 15:00 do të ndeshen Sllovenia dhe Serbia. Nëpër rrugët e qytetit të Munihut, ku edhe do të zhvillohet ndeshja në stadiumin e famshëm “Allianz Arena”, tifozët serbë janë mbledhur në numër realitivisht të madh, e sipas pamjeve që po publikohen nëpër mediat serbe, tifozët sllovenë po ikin nga ta duke iu shmangur ndonjë incidenti potencial.

Në mesin e thirrjeve që serbët po i bëjnë, shumica janë kundër Kosovës, e madje edhe të tilla që bëjnë thirrje për zhdukjen e shqiptarëve.

“Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”, është një prej thirrjeve që ata po bëjnë nëpër rrugët e Munihut, sipas pamjeve që i ka publikuar media serbe e afërt me pushtetin “Telegraf” (shih këtu në sekondat e fundit të videos) përpos atyre “Kosova, Serbia”, “Kosova është zemra e Serbisë”, e thirrje të ngjashme nacionaliste. Po ashtu, janë dëgjuar edhe thirrje të tilla si “serbët e rusët, vëllezër përgjithmonë” (shih videon këtu). /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu