Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Për shkak të vapës së paralajmëruar, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit informon se ka përgatitur plan aksioni që përfshin aktivitete në terren, në drejtim të përballjes me valët e të nxehtit.

“Në pajtim me përvojat nga vitet e kaluara, ekipe mobile të përbëra nga mjekë apo paramedikë do të patrullojnë në qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, fletushka me këshilla, do të matet tensioni i qytetarëve të cilët do të ankohen për vështirësi, ndërsa për rastet më të rënda, do të sigurohet edhe transport deri në entin më të afërt mjekësor apo deri në shtëpinë e personit”, thuhet në kumtesë.

Për aktivitetet në periudhën në vijim, siç është paralajmëruar, do të angazhohen 20 vullnetarë nga Ekipi për përgjigje ndaj katastrofave, ndërsa gjashtë automjete do të patrullojnë nëpër qytet.

Sot, nesër dhe të premten, është planifikuar gjashtë ekipe mobile të dalin në terren dhe në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, të patrullojnë nëpër rajonin qendror të qytetit dhe në stacionet më të mëdha të autobusëve. Aktivitetet do të vazhdojnë në pajtim me parashikimet për temperatura të larta.

“Plani e përfshin edhe kudjesin për gjendjen shëndetësore dhe psiko-fizike të të pastrehëve në qytetin e Shkupit. Në pikën për të pastrehët në “Momin Potok” në dispozicion do të jetë telefoni celular 071/223-972 për paraqitje nga ana e qytetarëve për personat e pastrehë të cilët janët ë goditur nga vala e të nxehtit. Këtë vit, aktivitetet janë mbështetur nga Lotaria e shtetit”, shkruan në kumtesë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosovë/ Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca

Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca Një person ka vdekur dhe dy të tjerë...

Besarta Alija reagon ndaj deklaratave të Izet Mexhitit: “Sulmet tregojnë frikë nga një realitet i ri politik”

Sot, Besarta Alija ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të fundit të deputetit Izet Mexhiti, të cilat i ka cilësuar si “të pabaza dhe...

Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të...

Aleanca: Deklaratat e Mickoskit, rrezik për stabilitetin – partnerët shqiptarë bashkëfajtorë me heshtje

Shkup – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “skandaloze”...

Kryekomiti Micko i skërmit dhëmbët vasal Mexhitit!

Nga:Medai Shaholli Në një prononcim të tij lideri i vredistëve Mexhiti ka thënë se lufta e UÇK-së në Kosovë Maqedoni ka qënë luftë e pastër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu